1947: Fillimi i luftës kundër fesë

shembja-e-kishave

Dokumenti që dëshmon se aksioni kundër institucioneve fetare kishte nisur 20 vjet para se të shembnin kishat e xhamitë…

Lufta e komunistëve kundër fesë ka nisur shumë më herët se 1967, vit kur u shëmbën mbi 2200 kisha e xhami.  Ky dokument i 70 viteve më parë, mund të jetë ndër dëshmitë e para që dëshmojnë urrejtjen dhe luftën e komunistëve ndaj fesë. Ndërsa të gjithë kanë fiksuar vitin 1967 si vitin kur u mbyllën dhe u shembën mijëra kisha, xhami e objekte të tjera kulti në të gjithë Shqipërinë, ky dokument i 1947  fakton se lufta kishte nisur shumë më herët,  plot 20 vjet më parë se të niste lufta e hapur.

Dokumenti niset nga Berati për Komitetin Qendror të PKSH-së në Tiranë dhe është firmosur nga Reiz Malile. Në të sugjerohet që të mos kryhet më në sallat e gjyqeve betimi fetar dhe kurani e bibla të hiqen që andej.

“Në të gjithë gjyqet e Republikës Popullore të Shqipërisë, për të bërë betimin populli, por gabimet ose çdo gjë tjetër, përdoren akoma ungjilli dhe kurani.

Me sa mendojmë ne lenia e tyre akoma në veprim, nuk është aspak e drejtë dhe nuk i përshtatet rrugës t’onë të re.  Si bazë për t’u hequr kemi këto dy arsye:

a)Në statutin e Republikës Popullore të Shqipërisë thuhet se “Kisha është e ndarë nga shtetit”, si  rrjedhim dhe ungjilli e kurani duhet të shkëputen nga organet gjyqësore, që nuk janë gjë tjetër veçse organe të shtetit.

b)Ne përpiqemi që popullin ta edukojmë  me frymë të re, d.m.th. bëjmë luftë kundër  ç’do gjëje prapanike, kundër zakoneve të prapambetura, etj lënja e betimit fetar n.organet e shtetit  do të jetë nëj factor për  enkurajimin e supersticjoneve në mentalitetin e popullit.”

 

Burimi: http://hithra.al/2017/05/16/komunistet-kunder-bibles-e-kuranit-qe-ne-1947-ti-zhdukim/

 

Postime të ngjashme