1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20
Historia e rekrutimit me material shtrëngues të Martin Camajt ishte e atillë saqë nuk linte asnjë shteg për ta përdorur për qëllime komprometimi. Aq më tepër që vetëm Martini e kishte treguar për miqtë e tij. Kjo artikulohet edhe nga Sigurimi, në raport vijuese të tij, kur përpunimi i Martinit, i njohur si objekti “Miloti”. shihej si proces shumë i pamundur. Në hyrje të raportit “tepër sekret” të datës 24.11.1965, i cili përbëhet nga elementë biografikë dhe ato të përpunimit, thuhet:
“Është e vërtetë që Martin Camaj u rekrutua në vitin 1948 nga organet tona me material komprometues, por gjatë procedimit të rekrutimit, ai nuk është treguar i sinqertë dhe ka hezituar të tregojë gjithë aktivitetin e tij armiqësor, si dhe shokët që bashkëpunonte. Për këtë, nga organet tona është patur parasysh se bashkëpunimi i tij me ne, ka qenë me hile dhe e kanë patur në kontroll. Kështu që në këtë drejtim nuk ekziston asnjë bazë për të vepruar.”
Pjesa arsyetuese pastaj, është si gjithnjë qesharake, si punët e Sigurimit. Thuhej se kishte “shumë mundësi të ishte agjent i jugosllavëve”, sepse këta kishin interes për Bllokun Kombëtar Indipendent. Për këtë nuk kishin asnjë provë, por aludohej se disa zbulues jugosllavë kishin marrë kontakte me Bllokun. Por thuhej se Martini ishte në lidhje edhe me zbulimin amerikan dhe atë gjerman. Lidhja më e fortë besoj se ishte me zbulimin amerikan. Me këtë kornizë, Martinit i plotësohej portreti i “poliagjentit”, si figurë e rangjeve të lartë ndërkombëtare të spiunazhit. Amerikanët i kishin vënë “detyrë” të punonte me delegacionit shqiptare nëpër konferenca. Duke pranuar faktin se përpunimi i Martinit ishte problematik, në shënim thuhej: “Në vendin ku është, e kemi vështirë përpunimin e tij, që edhe në qoftë se kombinojmë vënien në korrespondencë ndonjë punonjës të shkencës, të dimë si reagon etj.” për këtë arsye, u mendua që një profesor nga Shqipëria të hynte në korrespondencë me Martinin.
Sipas të dhënës të datës 31.7.1969, thuhej se Martin Camaj takohej në Mynih me profesor Latif Malikun, i cili duhej të ishte “agjent i UDB-së”. E në këtë marri komentesh, çfarë i duhej “një agjenti të UDB-së” të takohej me “një agjent të UDB-së”.