2 korrik 1990: Shqiptarët i drejtohen ambasadave

eksodi

Ish Drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi i është rikthyer edhe njëherë ngjarjes së 2 korrikut 1990 ku më shumë se 4 mijë shqiptare, iu drejtuan ambasadave.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Dervishi rendit edhe qytetet nga vinin qytetarët që iu drejtuan ambasadave.

Statusi i Dervishit

Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera. Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre). Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.

Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrën pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).

Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona. Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20.11.1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve:

Tirana, 3.905 persona

Berati, 16

Durrësi, 455

Elbasani, 43

Erseka, 3

Fieri, 40

Gjirokastra, 6

Korça, 16

Kruja, 49

Kukësi, 7

Lezha, 9

Librazhdi, 1

Lushnja, 35

Mati, 3

Mirdita, 1

Peshkopia, 14

Përmeti, 2

Pogradeci, 2

Saranda, 5

Skrapari, 2

Shkodra, 139

Tepelena, 2

Tropoja, 3

Vlora, 27

Sipas ambasadave të shteteve:

RFGJ: 3.172

Itali: 809

Francë: 547

Greqi: 29

Turqi: 73

Hungari: 40

Çekosllovaki: 51

Jugosllavi: 6

Egjipt: 6

Bullgari: 5

Poloni: 52

Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati):

-1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme

-59 studentë

-123 me arsim të lartë

-2013 me arsim të mesëm

-1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët)

-230 nëpunës

-2296 punëtorë

Të dhëna të tjera:

-749 të papunë

-695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë)

-855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj)

Bashkëlidhur fleta e aplikimit për pasaportë e z.Gëzim Peshkëpia (ish i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990.

gezim peshkwpia

Burimi: http://www.panorama.com.al/dokumenti-zbardhet-raporti-per-ramiz-aline-gjendja-ne-ambasada-ne-eksodin-e-2-korrikut/

Postime të ngjashme