23 gusht: Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave Naziste-Leniniste

gusht 23

Më 23 gusht 2017 përkujtohet Dita Evropiane e viktimave të nazizmit e të stalinizimit që dënon çdo formë të totalitarizmit.

Më 2 prill 2009 Parlamenti Evropian ka ftuar që “23 gushti  të shpallet  Ditë evropiane e përkujtimit të viktimave të Stalinizmit e të Nazizmit, për të përkujtuar e nderuar në mënyrë të denjë e të paanshme kujtimin e viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive”.

Kjo ditë u zgjodh për të përkuar me 23 gushtin 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.

Ditën e 23 gushtit Parlamenti evropian e zgjodhi pikërisht për të propozuar Një Ditë Evropiane në kujtim të viktimave të regjimeve totalitare, pa bërë kurrfarë dallimi ndërmjet tyre.

Burimi: http://autoritetidosjeve.gov.al/event/dita-nderkombetare-e-kujteses-se-viktimave-te-holokaustit-27-janar-1945/

 

Postime të ngjashme