26 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit

Busti22

Sot shënohen 26 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, një nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës ndodhi në një situatë të rënduar politike në vend. Kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri në 31 mars 1991.

Revolta popullore kishte nisur me protestat e studentëve në fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të vendit. Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi në gjithë vendin me rrëzimin e busteve të Enver Hoxhës.

Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës një grup i madh studentësh vendosen të hyjnë në grevë urie duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH ndër të cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës.

Data 20 shkurt tashmë është caktuar edhe si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.

Burimi: http://www.tematv.al/2017/02/20/kur-shembej-komunizmi-26-vjet-nga-rr%C3%ABzimi-i-bustit-t%C3%AB-enverit-foto

Postime të ngjashme