Një dokumentar nga IDMC: “Fëmijët e diktaturës”

ok-2

“Fëmijët e diktaturës” është prodhim i IDMC në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, regjisor Besnik Bisha. Ai tregon fatin e katër personave në mosha të ndryshme që lindën dhe kaluan fëmijërinë e tyre në burgje apo vendet e internimit. Ata i përkasin brezave të ndryshëm dhe sjellin për publikun shqiptar dhe të huaj një qasje autobiografike ndaj sistemit. Dokumentari “Fëmijët e Diktaturës” synon të rrisë ndërgjegjësimin kryesisht të brezit të ri mbi pasojat e diktaturës mbi jetën e individit, ku edhe foshnjet dënoheshin sipas ligjeve të kohës si “armiq të popullit”.

Filmi i shfaq për herë të parë gjatë “Ditëve të kujtesës” dhe do të shfaqet në vijim në një sërë aktivitetesh që Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë do të organizoj gjatë muajve të ardhshëm.

 

Postime të ngjashme