Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Musine Kokalarit

mkokalari-100-vjetori

Në një aktivitet të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare u përkujtua sot 100 vjetori i lindjes së Musine Kokalarit. Musine është themeluesja e social-demokracisë shqiptare, e konsideruar si rilindësja e fundit dhe e persekutuar për 4 dekada nga regjimi komunist. Dosja e saj,do të shënojë edhe nisjen e procesit të shumëpritur të hapjes së dosjeve të ish komunizmit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Shkencore,”Musine Kokalari, Vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”, duke lartësuar figurën e znj,Kokalari, tha se hapja e dosjeve do të ndriçojë atë pjesë të errët të historisë. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në këtë 100 vjetor, njoftoi edhe nismën për ringritjen e shtëpisë së Musine Kokalarit, e djegur në vitin 2014. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, por edhe një prej përfaqësuesve të familjes Kokalari, vlerësuan Musine Kokalarin, jo vetëm si patriote, politikane e letrare, por një emblemë të qëndresës ndaj regjimit komunist.

Musine Kokalari lindi në 10 Shkurt 1917 në Adane të Turqisë dhe më pas familja e saj u rikthye në Gjirokastër. Ajo mbaroi studimet në kolegjin “Nana Mbretëreshë” dhe studimet e larta në Romë. Në 1943 ajo themeloi partinë  Social-Demokrate. Musine Kokalari u arrestua në 1946 dhe u lirua në 1961. Deri në 1983 kur edhe u nda nga jeta, qendroi në internim në Rrëshen.

Postime të ngjashme