Shfaqje e huaj

Shprehja ”shfaqje e huaj” ka marrë përdorim më së shumti pas festivalit të 11-të të Radiotelevizionit (1972) dhe kryesisht pas fjalimit të diktatorit Hoxha në mars 1973, pas të cilit u goditën, u burgosën dhe u internuan shumë artistë dhe intelektualë.

Si “shfaqje e huaj” konsideroheshin flokët e gjata për meshkujt, mustaqet dhe mjekra, syzet e errëta të diellit, xhinset e njohura si pantallona kaubojsish, minifundet, çanta e vogël me rrip në sup, e të tjera.

Ndjekja e emisioneve në radiot dhe televizionet e huaja, si dhe imitimi dhe ekzekutimi i këngëve amerikane, italiane dhe britanike ishte i ndaluar, sikurse leximi i librave të verdhë nga Kafka, Frojdi apo Kamy.

Një “shfaqje e huaj” nuk dënohej vetëm për shtetasit shqiptarë, por dhe për turistet, vizitorët e huaj. Për këtë qëllim, në aeroportin e Rinasit ishte punësuar një berber i cili me urdhër të autoriteteve u hiqte mjekrën dhe u shkurtonte flokët të huajve që zbrisnin aty.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

Shfaqje-huaj1

Shfaqje-huaj2