8 Mars: Një minutë heshtje për gratë e terrorizuara gjatë komunizmit

grate-e-vrara

Më 8 Mars, ditën e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Platformën Europiane për Kujtesë dhe Ndërgjegjësim, bëjnë thirrje për një minutë heshtje në orën 12:00, në përkujtim të miliona grave, viktima të diktaturës komuniste në Europën Lindore dhe Qendrore.

Dita ndërkombëtare e gruas, iniciuar nga lëvizja punëtore në SHBA në fillim të shekullit të 20-të, u përdor nga diktaturat komuniste në Europë si një festë ideologjike me karafila të kuq, pije e ëmbëlsira.

Platforma dëshiron të sjellë në vëmendje të publikut brutalitetin e regjimit komunist ndaj grave, të cilat për arsye politike u ekzekutuan me apo pa gjyq, u vranë në përpjekje për t’u arratisur nga Perdja e Hekurt, u mbyllën në burgje dhe kampe internimi, ku shumë prej tyre humbën jetën, u torturuan, iu mohua dinjiteti dhe u persekutuan në mënyra të ndryshme. Edhe pas rënies së regjimit, gratë e mbijetuara nga persekutimi komunist e kanë pasur më të vështirë se burrat të flisnin për traumat që vuajtën.

Prandaj, Platforma Europiane për Kujtesë dhe Ndërgjegjësim i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë një minutë heshtje më 8 Mars 2017, ora 12:00, në mesditëpër të njohur dhe përkujtuar miliona gra të panumërta që iu shtypën të drejtat themelore të njeriut gjatë komunizmit.

Tiranë/Pragë/Talin/Riga/Vilnius/Varshavë/Berlin/Dresden/Bratislava/Ljubljana/Bukuresht/Kiev/8 Mars 2017

50fa9bf0-c91c-4828-84e8-10bda5d1d489

Më poshtë gjeni fotot e disa prej grave të dënuara me pushkatim gjatë komunizmit në shekullin e 20-të

d8e88d12-ca79-4f8a-8e88-0ad403378050

Postime të ngjashme