1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Fatmir Mediu.
25 vjet me pare, qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit Enver Hoxha, si shprehje e qarte e deshires per t’u ndare njehere e pergjithmone nga diktatura dhe diktatori. Ishte shprehje e qarte e vullnetit qe te ardhmen Europiane ta ndertonin bazuar ne lirine si forca dhe pushteti I tyre per te vendosur, qendruar dhe ndryshuar.
Ne duhet ta kujtojme kete dite si dite triumfi e shoqerise shqiptare, por triumf I nje momenti dhe nderkohe duhet t’i bejme nje pyetje vetes;
A kemi triumfuar ne si individe, shoqeri, politike, vecanerisht e djathta, mbi mentalitetin Enverist dhe deshires se kontrollit diktatorial te politikes dhe shoqerise?
Ne menyre krahasuese le t’i japim pergjigje disa pyetjeve.
1- Pluralizmi politik a eshte ndertuar mbi baza te organizimit demokratik te partive?
2- A nuk jane partite politike sot te ndertuara vertikalisht si Partia e Punes, ku karriera dhe vendimarrja eshte teresisht e kontrolluar nga kryetari dhe nje Grup i vogel rreth tij? A ka force intelektuali, njeriu i afte te hy ne politike nga dera e madhe e Partise politike, apo hyn nga dritarja e zyres se kryeyarit (A nuk ka qene Sekretari i Pare dhe Byroja qe vendoste çdo gje, kush duhet te ishte ne Parti dhe ku? )
3- A kemi sot nje Kuvend me perfaqesues te zgjedhur nga votuesit , apo nje Kuvend te emeruar nga kryetaret e partive? Si mundet e djathta qe bazohet tek liria dhe individi te mos pranoje qe gara eshte ajo qe I jep asaj vlere dhe jo gjykimi subjektiv?
( A nuk ishin te emeruar deputetet e Kuvendit Popullor te PPSH dhe askush nga votuesit nuk ja dinte emrin? )
4- A eshte sot Kryeministri (kryetar partie) ai qe i di te gjitha dhe vendos per te gjitha dhe asnje pushtet nuk merr dot fryme pa deshiren e tij? (A nuk ishte Sekretari i Pare i plotfuqishem? A nuk ishte pushteti I gjithi I Partise Shtet??)
5- A nuk eshte Partia edhe sot qe cakton se e kujt eshte prona, qe ta merr dhe ta jep sipas interesit te vet politik dhe elektoral? A nuk eshte qeveria dhunuesja me e madhe e lirive dhe te drejtave themelore, qe beson se te drejtat burojne prej saj dhe mund te gjykohen prej saj? ( A nuk ishte PPSH qe mohoj cdo liri dhe te drejte, qe shtetezoi gjithçka dhe nga qenie individuale na kolektivizoi dhe shpronesoi? )
6- A eshte Partia sot qe te siguron pune, qe nga i pashkolle te ben deputet, minister, drejtor etj.? ( A nuk ishte Partia dhe organizata baze ajo qe nga bujk e shofer te bente minister e deputet, madje ne ate kohe te pakten te kerkonte te mbaroje Shkollen e Partise ndersa tani ate te Hajnise)
7- A nuk eshte sot Kryeministri( Kryetar i partise) qe i di te gjitha, i pagabueshem, qe i thote Korcareve kush do jete Kasap dhe sa kerrnacka do shesin e do lumturohen e pasurohen se Korça ka dhe “pjeshka” se keshtu i ka thene Zamira? (A nuk ishte Enveri qe na tregonte se ku duhet te shponim per nafte dhe se patatja ishte edhe buke edhe gjelle?)
8- A ke force sot te dalesh te shfaqesh mendimin tend pa pasur shqetesimin se Kryetari dhe sejmenet e tij nuk do te nderpresin karrieren apo te akuzojne se po prish unitetin e Partise dhe cenon figuren e udheheqesit dhe se ti nuk ke me vend tek Partia ku ke milituar me vite, ne kohe te veshtira ne opozite dhe ata qe duan “unitetin e partise” jane ata qe “duan shume ” kryetarin, jane ata te cilet sa te humbase pushteti te paret peshtyjne kryetarin e tyre te dashur, si BERIA bashkepuntori besnik i Stalinit qe e peshtyu ne shtratin e vdekjes dhe i puthi doren kur pa se ishte akoma gjalle? (A nuk te shpallte armik Partia dhe te burgoste se dilje kunder vijes se saj, ndersa sot edhe po te jesh profesor, ish President, Ish Kryeminister, ish Minister, ish deputet, perbuzesh dhe lihesh pa pune si njeri pa vlere, rrugeve te vendit tend?)
9- Në fakt ka nje ndryshim te madh, po te ikje nga PPSH-ja, denimi te shoqeronte deri ne vdekje, ndersa sot po e drodhe, nderrove llogore per ndonje pazar pushteti te quajne burre i zoti.
10- Sot po behen gjithe perpjekjet per te glorifikuar figuren e Enver Hoxhes dhe diktatures. Ai akoma eshte Hero i Popullit me justifikimin absurd se e ka fituar kete titull me ligj dhe ne qe ndryshojme kushtetuten dhe ligjet simbas oreksit e paskemi “te pamundur “tja heqim titullin
11-Ata qe u persekutuan jane sot te persekutuar nga shperfillja, perbuzja dhe varferia. Ata qe u shpronesuan, ju vodhen perseri pronen, duke kerkuar qe ta groposin njehere e pergjithmone te drejten e tyre.
Ne rrezuam bustin e Enverit, por nuk po rrezojme dot Enverin brenda nesh, mentalitetin qe ai ka lene se Qeveria eshte zot i jetes, lirise dhe prones sone, nuk po mposhtim dot friken per te luftuar te keqen, nihilizmin, paaftesine, dhe perpiqemi te largohemi ne skuta, duke menduar se e keqja nuk do te na kape dot.
Ky largim i njerezve te mire nga vendi, mosreagimi i tyre ndaj te keqes, largimi i tyre prej politikes, eshte fatal per shoqerine.