Arratisje

Që nga viti 1945, Shqipëria komuniste mbylli të gjitha kufijtë me fqinjët, duke e izoluar vendin plotësisht. I gjithë territori i kufirit vendas ishte i rrethuar nga “Kloni kufitar”. Kloni ishte një mur me tela të fortë me gjemba të pajisur me rrymë elektrike dhe alarm, i ngritur në formën e një perdeje vertikale të hekurt, mbi dy metra e lartë, mbështetur në shtylla betoni

Në të dy anët e klonit ndodhej i ashtuquajturi brezi i butë, që ishte një rrip toke i punuar në mënyrë të tillë që të mbeteshin gjurmët e atyre që tentonin të kalonin kufirin.

Zonat kufitare patrulloheshin gjatë gjithë kohës. Çdo ushtar i kufirit që arrinte të kapte ose qëllonte një person që kërkonte të arratisej, përfitonte 14 ditë leje. Sipas legjislacionit të kohës, tentativa e arratisjes konsiderohej tradhti ndaj atdheut dhe dënohej me 10 deri 25 vjet burg, në disa raste edhe me dënim me vdekje.

Familjet e atyre që arratiseshin, internoheshin në fshatra të izoluar në Myzeqe, Labëri ose Lezhë dhe lidhjet mes tyre ndërpriteshin.

Gjatë 45 viteve të komunizmit, mbi 8 000 persona arritën të kalojnë kufirin, kryesisht nga zonat e afërta kufitare. Afro 6 000 konsiderohen të vrarë dhe të varrosur në vendin e ekzekutimit në kufi, dhe 3 200 persona u kapën dhe u dënuan me burg.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

ARRATISJA3ARRATISJA2ARRATISJA1