At Shtjefën Kurti, ndër 100 viktimat më të njohura të komunizmit ndërkombëtar

DOkXOuzW0AAkJ1l-2

Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20

 

Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një periudhe të përndjekjes komuniste kundër fesë dhe klerit, nga një regjim anti-kombëtar, i cili ishte i pari dhe i fundit në botë, të pakën deri tani, që i kishte deklaruar luftë edhe Perëndisë. Kurti shërbeu si prift gjatë një periudhe tepër të vështirë për besimet fetare në Shqipëri, një vend në të cilin shtypja komuniste kishte për objektiv përndjekjen dhe mbylljen e kishave dhe xhamive si dhe burgosjen, internimin dhe eliminimin fizik të klerikëve. Ai, në përgjithësi simbolizon persekutimin e qindra klerikëve katolikë dhe të feve të tjera të internuar e të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri, por prej tani, ai do të njihet edhe si njëri prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar, në botë. Dy biografë zyrtarë të At Shtjefën Kurtit, nipi i tij Nikolin Kurti dhe bashkautori Nikollë Loka, në mos qofsha gabim, kanë botuar dy monografi për jetën, veprimtarinë dhe për vrasjen makabër të At Shtjefën Kurtit, e ku jepen hollësi të pa zbuluara deri tani për jetën, veprimtarinë dhe eliminimin e tij nga regjimi komunist enverist. I ndjeri At Kurti, në përgjithësi simbolizon persekutimin e qindra klerikëve katolikë dhe të tjerë të internuar e të vrarë nga regjimi komunist në Shqipëri, por prej tani, ai do të njihet edhe si njëri prej 100-viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar në botë, i vrarë nga një skuadër pushkatimi. Biografët e tij shënojnë se para komunizmit, Dom Shtjefën Kurti ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, sidomos shqiptarëve nën Jugosllavi. Vlen të përmendet përkujtesa, “Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi”, e përgatitur prej tij, dërguar Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

DOkXOuzW0AAkJ1l

Gjithnjë sipas autorëve Nikolin Kurti dhe Nikollë Loka, Dom Shtjefni është arsimuar në Itali dhe Austri, ndërsa gëzonte një reputacion të jashtëzakonshëm në popull, si klerik dhe atdhetar. Viti 1945 e gjeti Dom Shtjefën Kurtin famullitar, në kishën katolike në Tiranë. Këtu, sipas tyre, fillon edhe përndjekja që nuk ndalet asnjë çast, deri në eliminimin e tij. Më konkretisht, ai u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20- vjet burg si agjent i perëndimit. Lirohet nga burgu i Burrelit në vitin 1966 dhe arrestohet sërish, në vitin 1971, për spiunazh, sabotazh, dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare. Madje, historia e tij e ekzekutimit, vetëm për shkak se pagëzoi një fëmijë, ka mbetur në kujtesën kolektive, si një nga aktet më absurde dhe më të shëmtuara të komunistëve. Ai u dënua me vdekje dhe u ekzekutua nga një skuadër speciale pushkatimi me 20 nëntor 1971, por sot e kësaj dite nuk janë gjetur eshtrat e tij. Me 5 Nëntor 2016, Dom Shtjefën Kurti ishte njëri nga 40 klerikët që u lumënuan si “Martir” dhe u pranua shenjtor i Kishës Katolike.

Albania Is Said to Execute Priest for Baptizing Child

March 28, 1973

The New York Times Archives

VIENNA, March 27 (AP)—The Roman Catholic news agency Kathpress said today that a priest has been reported executed in Albania for secretly baptizing a child. Albania is Communist‐ruled and religious rites are outlawed. Kathpress said reports from residents in the Albanian‐Yugoslav border area identified the priest as the Rev. Stephen Kurti, an inmate at a labor camp. The agency added that the clergyman was reported to have been asked by a woman to baptize her child and was seen doing it. He was then reported to the authorities…”

Një paraqitje retrospektive: Komuniteti shqiptaro-amerikan me të mësuar lajmin e vonuar të vrasjes së Dom Shtjefën Kurtit në Shqipëri, nga burime lajmesh amerikane dhe ndërkombëtare, siç është gazeta e njohur “New York Times” (si më lartë). Lajmi për ekzekutimin barbar të Dom Shtjefën Kurtit u prit me zemërim dhe hidhërim të thellë nga komuniteti shqiptar në Nju Jork, pa dallim feje a krahine. U hodhëm menjëherë në lëvizje për të protestuar këtë krim shtetëror anti-njerëzor dhe organizuam shpejt e shpejt një demonstratë para Misionit të Shqipërisë komuniste pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (ku “diplomatët” e Enverit na gjuajtën me vezë nga dritaret e tyre) dhe para vet kryeqendrës së Organizatës Botërore (OKB), me qëllim për të sensibilizuar opinionin amerikan dhe ndërkombëtar për këtë akt makabër të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Morën pjesë përfaqësues nga mbarë komuniteti, i prirë nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha, për të vënë në dukje para botës, krimet e atij regjimi, sidomos, kundër klerikëve katolikë, por edhe të feve tjera në Shqipëri. Ishte ky një lajm që tronditi botën perëndimore në atë kohë, por ishte edhe një zgjim për gjendjen e mjerueshme, jo vetëm të klerikëve si Dom Shtjefën Kurti. Vrasja e tij ishte gjithashtu, edhe një lajm ilustrues i gjendjes së mjerueshme dhe diktaturës së egër komuniste, në përgjithësi, në Shqipëri, e Enver Hoxhës. Megjithë mentalitetin prej bunkeri, kur pa se lajmi për vrasjen e Dom Shtjefnit kishte marrë dhenë, regjimi fashisto-komunist enverist u detyrua më në fund të pranonte, nëpërmjet gazetës “Zëri i Popullit”, zëdhënëses së besueshme dhe besnike të regjimit dhe të Partisë Komuniste, aktin makabër të pushkatimit të priftit katolik, ndërsa shkruante se Dom Shtjefën Kurti, qe dënuar me të drejtë, sipas saj, si “spiun, bandit dhe aventurist”. Sipas “Zërit të Popullit”, Shtjefën Kurti, do të ishte anëtar i “një bande revizioniste e financuar nga Vatikani, që së bashku me amerikanët dhe anglezët, do të kishte planifikuar rrëzimin e regjimit komunist.

00-3

Përveçse ishte një koment kundër At Shtjefën Kurtit, komenti i “Zërit të Popullit”, reflektonte situatën në një vend që ishte në konflikt të pa shpresë me vetveten, një shtet që ishte vetizoluar nga bota dhe një vend që i kishte shpall luftë jo vetëm gjithë botës, por kishte shpall edhe Perëndinë armik që duhej luftuar me çdo mjet propagande, duke shpallur me ligj Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë, pasojat e të cilit, fatkeqësisht shihen edhe sot, jo vetëm në jetën shoqërore në përgjithësi, por sidomos në arenën jo tolerante politike. Është vërtetë shqetësues fakti se ndryshe nga vendet tjera ish-komuniste, Shqipëria nuk ka marrë asnjë masë për të gjetur dhe për të identifikuar eshtrat e viktimave të komunizmit, ose vendet ku janë hedhur ato pas ekzekutimit, përfshirë edhe eshtrat e At Shtjefën Kurtit, megjithë vëmendjen vendore, ndërkombëtare dhe Vatikanit, që ka tërhequr rasti i tij tragjik gjatë viteve e deri tani, siç tregon edhe përzgjedhja e tij nga Instituti Kombëtar Polak i Kujtesës, si njëri prej 100-viktimat më të njohura të komunizmit. Gjithashtu është shumë shqetësues fakti që eshtrat e Dom Shtjefën Kurtit, vrasjen e të cilit komuniteti shqiptaro-amerikan e protestoi para botës, pothuaj 50- vjet më pare, e të cilat i kërkon familja e tij edhe sot e kësaj dite, nuk janë gjetur ende, megjithë përpjekjet private të familjes, sipas nipit të tij Nikolin Kurti, për të zbuluar vendin dhe për gjetur eshtrat e axhës së tij.

peja-1920

 

Kujtime nga protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan kundër vrasjes barbare të At Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist hoxhist, Nju Jork, 1973

Ish-Udhëheqësi shpirtëror i Komunitetit Mysliman në Nju Jork, i Përndershmi Imam Isa Hoxha, duke folur në demostratën para OKB-së, 1973, e komunitetit shqiptaro-amerikan për të protestuar mbi vrasjen makabër të At Shtjefën Kurtit.

Ish-Udhëheqësi shpirtëror i Komunitetit Mysliman në Nju Jork, i Përndershmi Imam Isa Hoxha, duke folur në demostratën para OKB-së, 1973, e komunitetit shqiptaro-amerikan për të protestuar mbi vrasjen makabër të At Shtjefën Kurtit.

 

Demostrues me plakarta: “Njoftojmë botën se At Shtjefën Kurti nuk është i vetmi që është pushkatuar nga regjimi komunist” ; “Ne shqiptaro-amerikanët u bëjmë thirje të gjithë njerëzve liridashës, Papës, Presidentit Richard Nixon…”

Demostrues me plakarta: “Njoftojmë botën se At Shtjefën Kurti nuk është i vetmi që është pushkatuar nga regjimi komunist” ; “Ne shqiptaro-amerikanët u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve liridashës, Papës, Presidentit Richard Nixon…”

 

Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, ish-udhëheqësin shpirtëror të komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork, 1971

Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, ish-udhëheqësin shpirtëror të komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork, 1971

 


* Ish-drejtor i VOA-s për Euroazinë

Botuar me shkurtime, titulli origjinal te gazeta “Telegraf”: Frank Shkreli: At Shtjefën Kurti, njëri prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar

Postime të ngjashme