BBC: Ja si përgjoheshin shqiptarët nën komunizëm

pajisje-pergjimi

Në kulmin e debatit mbi përgjigjet në Shqipëri, gjigandi britanik BBC ka publikuar një kronikë ku paraqet infrastrukturën komuniste të përgjimit nga Shërbimi Sekret i asaj kohe.

Madje BBC ka bërë edhe një portret të njeriut që komandoi spiunimin e jetës private të mijëra shqiptarëve dhe të huajve që punonin në Tiranë në kohën e komunizmit.

“Ai sot është rreth 70 vjeç, por në vitin 1990 ishte 26 vjet më i ri, pra 46. I shkolluar për elektronikë, ai zotëronte teknikën më të fundit me kamera, mikrofonë dhe pajisje që i kishin të gjitha shërbimet sekrete moderne, që nga CIA, KGB apo Mosadi izraelit.”

BBC thekson në reportazhin e tij se Nesti Vako mund të jetë më shumë se 70 vjeç, por nuk jep për aq.

“Edhe pse i thinjur, ai duket se ka punuar në arsim apo postë, por realisht ka qenë njeriu më i rëndësishëm i shërbimit sekret të komunizmit, merrej me përgjimet. Ai ishte inxhinier elektronik dhe ishte ndoshta inxhinieri më i rëndësishëm i diktatorit ish-komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Disa nga kolegët e tij ndërtuan 750.000 apo më shumë bunkerë të urdhëruara nga Hoxha paranojak.

Vako, për 25 vjet ishte kreu i mbikëqyrjes për policinë sekrete, Sigurimit, pra njeriu më  me peshë i spiunazhit. Për shumë shqiptarë nën Hoxhën, Sigurim do të thotë torturë, ekzekutimi, burgosje arbitrare. Shtëpia e Gjetheve, ishte qendra e përgjimeve të Sigurimit.

Ajo është një shtëpi me tulla të kuqe dhe korniza gëlqeror tek dritaret. E mori emrin e vet nga gjethet që u përdorën për të mbuluar pjesën e përparme. Ajo ishte qëndra e përgjimit të Sigurimit dhe në mes të një dhome janë ekspozuar kamera dhe pajisje për kohën, fjala e fundit e shkencës ku përgjohej ajka e intelektualëve dhe të gjithë të huajt. Qeveria e Tiranës ka ekspozuar përveç shtëpisë së përgjimit edhe bunkerin antiatomik, por edhe mjaft ndërtesa të tjera të vjetra që janë kthyer në muze. Secili tashmë mund të vizitojë bunkerin bërthamor personal Hoxhës në periferi, një shpellë të madhe nëntokësore.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffmann, i ka quajtur këto nisma një fillim i mirë. Gjermania po ndihmon për të financuar relike të epokës komuniste. Por atij vjen keq që asnjë nga vendet origjinale  të dhunës nuk është kthyer në muze.
‘Ndoshta më famëkeqi është kampi i punës së detyruar, i quajtur Spaçi, rreth tre orë me makinë nga Tirana’, ankohet Hoffman.
‘Ata kanë shkatërruar në thelb karakteristikat e një kampi të punës dhe nuk ka asnjë pllakat. Ndërkaq, peizazhi i Shqipërisë është ende i pasur me bunkerët e Hoxhës.

Tuneli ka shtretër ku flinin rojet Hoxhës.

Ky tunel, brenda në një mal pranë Linzës tregon pikërisht shpellën e vjetër të diktaturës.

Genc Bejleri nga Ministria e Kulturës, që  mbikëqyr punën në Shtëpinë e Gjetheve, tha se duke e parë këtë shtëpi mund të dallosh me shumë lehtësi sa kanë vuajtur njerëzit nën regjimin e Hoxhës.

‘Nëse një baba bëri diçka që konsiderohet e keqe dhe armiqësore pasojat i vuanin të gjithë trashëgimtarët dhe të afërmit e tij’, thotë ai.
Që nga ditët e errëta të diktaturës Shqipëria ka bërë hapa të mëdha. Pesë vjet më parë, vendi iu bashkua NATO-s dhe është kandidate për anëtarësim në BE.

Por korrupsioni në politikë dhe gjyqësor mbetet një trashëgimi e së kaluarës. Dhe si Shqipëria përpiqet për të përmbushur standardet e BE-së, por mijëra njerëz janë larguar tashmë, duke besuar se ata duhet të ndërtojnë një jetë më të mirë diku jashtë në Evropë”, përfundon shkrimi i BBC-së

Përgatiti nga BBC: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Postime të ngjashme