Reportazhi “Arkivi i tmerrit” në Arte...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Kastriot Dervishi| Memorie.al| 2 maj 23 Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më parë, në revistën “Në shërbim të...
Gazeta Shqiptare | 24 Shkurt 23 Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, regjisori austriak Nils Olger e shkrimtari Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi...
Gazeta Shqiptare | 8 Mars 23 Në ditën ndërkombëtare për gruan, institucionet kryesore në fushën e kujtesës në Shqipëri kujtuan disa prej grave që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit,...
Nga Uran Butka | Rilindja Demokratike, 11 nëntor 16 Pas masakrave të shkaktuara nga lufta civile në të gjithë Shqipërinë, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Ishte përgatitur me hollësi një masakër...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 18 Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10,...
Nga R.Sh. | Vatican News, 11 nëntor 20 Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 13 dhe 17 tetor 22 Një paradite shtatori me diell u gjendëm në shtëpinë e tij në Vlorë. Petrit Velaj na priti në një kafe...
Nga Uran Butka | Instituti “Lumo Skëndo”, 21 tetor 16 Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 21 tetor 18 Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën...
Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19 Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit! Qemal Draçini ishte si një meteor...
Nga Petrit Palushi | Luma Post, 25 shtator 20 76 vjet ma parë, 26 shtator 1944, komandanti i Br. V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku...
“Manuali mbi historinë gojore“, është një botim i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) mbështetur nga KAS. Manuali është shkruar nga Jonila Godole, Kailey Rocker, Edlira Agolli dhe synon të inkurajojë mësuesit e shkollave të mesme, nxënësit dhe studiuesit e rinj që të mësojnë më shumë rreth historisë gojore dhe procesit të intervistimit. Manuali paraqet mjetet e nevojshme për t’i përfshirë këto intervista në detyrat dhe projektet kërkimore në shkollat e mesme. Për të arritur këto objektiva, materiali është organizuar në mënyrë të tillë, ku disa kapituj trajtojnë zhvillimin e historisë gojore dhe metodave të intervistimit, nga fillesat e saj dhe deri te përcaktimi bashkëkohor.
Ky botim në faqet e para të tij trajton përhapjen e metodës së historisë gojore në mes të shekullit të 20-të dhe rritjen e rëndësisë së saj në ditët e sotme, veçanërisht në kërkimin shkencor të shkencave sociale.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe etikës së zhvillimit, përdorimit dhe publikimit të intervistave të historisë gojore në kapitullin e dytë.
Kapitulli tre paraqet një këndvështrim mbi mënyrën se si zhvillohen metodat e intervistimit të historisë gojore. Këtu tregohen katër hapa kryesorë: (1) kërkimi mbi temën, identifikimi i personave që do të intervistohen dhe marrja e pëlqimit për pjesëmarrjen e tyre në intervistë; (2) zhvillimi i intervistës; (3) ndërmarrja e hapave të parë për të analizuar dhe paraqitur rezultatet.
Kapitulli katër paraqet strategjitë për të zhvilluar projekte për shkollat e mesme dhe për studime duke pasur në fokus historinë gojore. Ky kapitull shoqërohet me koncepte formash dhe sugjerime se si t’i përmbushim gjithë sa përmendëm më sipër.
Në kapitullin e pestë paraqiten detaje mbi mënyrat se si mund të organizohen, ruhen dhe prezantohen të dhënat e grumbulluara nga projektet e historisë gojore.
Kapitulli i fundit trajton mënyrat e ndryshme, ku mësuesit dhe studiuesit mund të përdorin historinë gojore në shkolla apo në projekte kërkimore.
Ky manual do të prezantohet në kuadër të edicionit të katërt të DITËVE TË KUJTESËS, më 20 shkurt 2019. Për këdo që është i interesuar, manuali mund të tërhiqet falas pranë zyrave të IDMC.