Bunker

Bunkeri është një strehim i posaçëm prej betoni special, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, që shërben për mbrojtje në rast lufte. Udhëheqja komuniste në periudhën e diktaturës, nën paranojën e “rrethimit imperialisto-revizionist”, vendosi ndërtimin e mijëra bunkerëve në të gjithë vendin.

Bunkerët u vendosën në të gjithë bregdetin si dhe përgjatë gjithë vijës kufitare tokësore për të ndalur një armik imagjinar që pritej të vinte nga jashtë. Por paranoja nuk u ndal me kaq. Mijëra bunkerë u ndërtuan edhe në brendësi të vendit në pika dominuese në akset kryesore rrugore apo në hyrje të qyteteve, ku fantazohej të kalonte armiku.

Në harkun kohor të viteve 60-80 u ndërtuan 750 000 bunkerë në një vend që kishte vetëm 3 milion banorë. Me këto fonde mund të ishin ndërtuar mbi 100 mijë apartamente me një dhomë dhe një kuzhinë. Ndërtimi i këtyre bunkerëve në një kohë kur kishte mungesa të theksuara në nevojat bazë të popullsisë për ushqim, strehim dhe jetesë, ishte një absurditet dhe një çmenduri që mund të ndodhë vetëm në sistemet diktatoriale.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

Bunkeri1

Bunkeri2   Bunkeri4