Ç’do të thotë për rininë 2 Prilli 1991

2prilli01

Nga Aurel Rakipllari

Është prej atyre ditëve që shenjon historinë e një kombi të dhunuar dhe të vuajtur dhe një prej atyre ditëve që duhet të jenë frymëzim për brezat që vijnë. 2 Prill 1991, dita që tronditi nga themelet regjimin komunist në Shqipëri, por që tregoi edhe një herë se sa gjakatar dhe vrastar ishte ai regjim. Një dite që duket si legjendë për ata që nuk e kanë jetuar atë kohë dhe një ditë plot patriotizëm, pasion dhe forcë për ata që kanë mundur ta jetojnë.

Katër të rinj, katër studentë, katër demokracidashës ishin ata që e bënë këtë datë të paharrueshme për historinë e Shqipërisë. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, 21 dhe 22 vjecarë, flijuan vetet e tyre në emër të një kauze shumë të madhe për kohën, demokracinë, anti-terrorin, anti-njerëzoren.

2 Prilli 1991 nisi me një protestë model të shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “29 Nëntori”. Një protestë që mund të krahasohej me ato të vendeve më të civilizuara në botë, edhe pse Shqipëria vinte pas më shumë se 4 dekadash komunizëm gjakatar dhe anti-njerëzor, edhe pse në atë kohë nuk kishte as Facebook, as Twitter dhe as Instagram, siç kanë sot bashkëmoshatarët e tyre.

Por sot, pas 25 vjetësh, a janë këta katër deshmorë të demokracisë frymëzim për brezin e ri? A vazhdon pushteti ti trajtojë njësoj studentët, të rinjtë, ata që pëlqejnë ndryshimin, qe nuk janë në një mendje me qeverisësit?

Sot rinia shqiptare “dehet” nëpër kafene dhe në rrjetet sociale, pa e vrarë mendjen se çfarë ndodh përreth, ndërsa ata që guxojnë të ngrenë zërin përballë keqqeverisjes (rasti i protestave te Liqeni Artificial) dhunohen ashtu si 25 vjet më parë.

A është sot më e lehtë per tu grumbulluar, për të ngritur zërin dhe për të protestuar? Sigurisht që po. Por sot mungon frymëzimi, ai frymëzim që çoi deri në flijim Arbenin, Bujarin Nazmiun dhe Besnikun. Mungon fryma, idealja, pasioni, dashuria për veten dhe vendin, mungon  altruizmi, dëshira për ti bërë ballë së keqes, arrogancës, keqqeverisjes, mungon RINIA me pak fjalë. Dhe një popull që nuk ka RINI është i destinuar të vdesë.

Pra, sot pas 25 vjetesh, pamjet e protestave historike në Shkodër duhet të jenë në çdo televizion apo portal për t’i treguar rinisë shqiptare se jo shumë larg nga sot bashkëmoshatarët e tyre treguan se dëshira dhe pasioni për ti ndryshuar gjërat është më e fortë se diktatura, frika dhe madje edhe se vetë vdekja.

Ata nuk kishin frikë të vdisnin, ne kemi frikë të jetojmë…   /albeu.com/

********

Foto të rralla të pabotuara deri më sot që janë realizuar në demonstratat e 2 prillit 1991 në Shkodër nga fotografi  Angjelin Nënshati

img_20160401_wa0005_22851

img_20160401_wa0007_22847

img_20160401_wa0008_1_22850

img_20160401_wa0009_22849

img_20160401_wa0012_copy_1_22845 (1)

Postime të ngjashme