Dënimi nga Enver Hoxha i komunistit Zef Mala

Zef_Mala

Zef Mala ishte publicist, themelues dhe kryetar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe i Partisë Komuniste Shqiptare.

Fiton një bursë shtetërore nga qeveria e Zogut për studime në Universitetin e Vjenës në Fakultetin e Filozofisë, e cila do t’i ndërpritej pas dy viteve, në 1936. Në vitin 1937 themelon Grupin Komunist të Shkodrës me ndihmesën e Vasil Shantos, Gjovalin Lukës, Niko Xoxit, Tuk Jakovës, Qemal Stafës etj. Boton materiale propagandistike komuniste e analiza sociale për Shqipërinë. Kritikon sistemin monarkist dhe kërkon organizimin sindikal kundër regjimit të Zogut. Në shkurt të vitit 1939 hapet një gjyq i posaçëm për 73 njerëz të dyshuar për veprimtari komuniste dhe përhapje propagande, bashkë me N. Xoxin, ishte i vetmi që mbajti qëndrim konsekuent ndaj idealeve të veta.

Në korrikun e vitit 1939 themelon Partinë Komuniste Shqiptare. Por për arsye veprimtarie antifashiste arrestohet nga italianët në nëntor të po atij viti, të cilët e internojnë në kampin e internimit të ishullit të Shën Shtjefnit, në periudhën 1940- ’43. Në verën e vitit 1943 e kthejnë në Shqipëri për t’i rishqyrtuar çështjen, ridënohet me 15 vjet burgim. Ia del të arratiset sërish dhe pasi shkon në Pezë, Myslymi e këshillon të strehohet në Tiranë ndër dajat e tij. Verën e vitit 1944, pasi Zefi shprehet se çështja e Kosovës do të zgjidhej me anë të një plebishiti. Enver Hoxha kishte porositur Nako Spiron që Zefin nuk duhej ta nisnin në Kosovë, por duhej ta dekoronin me plumb kresë, duke bashkëndarë kështu të njëjtat merita dekoruese me Zai Fundon, Mustafa Gjinishin dhe Anastas Plasarin.

I cilësuar si antimarksist konfuz nga Enveri, pas luftës e dërgojnë në Itali për t’i kuruar shikimin që i ishte bjerrur tepër. Me t’u kthyer në vitin 1945, nisi të punojë në Bibliotekën Kombëtare. Në vitin 1955 arrestohet e dënohet me 5 vjet burg, motivacioni “I dyshuar për lidhje me eksponentë të së majtës në perëndim”, burgoset në burgun e Burrelit. Në vitin 1977 internohet familjarisht për 5 vjet në Labovën e Zhapës, Gjirokastër.

Më 15 korrik 1978, nga Labova e Zhapës shkruan një Promemorie emblematike drejtuar kryeministrit Mehmet Shehu, pasi ai vite më parë kishte ndërprerë çdo komunikim me Enver Hoxhën. Në zgjedhjet e vitit 1978, Zefi nuk pranon të votojë. E arrestojnë dhe e dërgojnë në Tiranë, ku ridënohet me 10 vjet burg. E vuan këtë dënim në burgun e Ballshit, ku u verbua krejtësisht. Më 26 dhjetor 1979, i sëmurë rëndë, i verbuar, ndërron jetë në spitalin burg të Tiranës.

Burimi: http://www.panorama.com.al/zef-mala-komunisti-qe-u-denua-nga-fashistet-dhe-enveri/

Postime të ngjashme