Diplomë mirënjohjeje për IDMC

award-godole

Dr. Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e IDMC-se, u nderua nga Kryesia e Shoqatës së ish të Përndjekurve të Shqipërisë me qendër në Shkodër, me Diplomën e Mirënjohjes për punën e palodhur dhe kontributin e saj në fushen e “Kujtesës Historike”.

Kryesia e shoqatës mori këtë vendim me 30 Maj 2016 , pasi kishte ndjekur eventin dy ditor të IDMC-se “Letërsia si vend kujtese”, mbajtur pranë Kishës Franceskane në  Shkodër më 19 dhe 20 maj.

IDMC ka organizuar një sërë aktivitetesh në Shkodër dhe në qytete të tjera me fokus kryesor në edukimin civil të të rinjve dhe në lidhje me përballjen me të shkuarën diktatoriale në Shqipëri.

Dr. Jonila Godole u nderua me motivacion “Për punën e saj të palodhur dhe të përkushtuar në fushën e kujtesës historike, për evidentimin e krimit të diktaturës komuniste ndaj popullsisë shqiptare me pikësynim edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri me të kaluarën mizore komuniste.”

Gjatë fjalës së saj Godole apeloi të gjithë pjesëmarrësit të flasin më shumë rreth së shkuarës me familjarët e tyre dhe të ndajnë historitë me më të rinjtë. Në këtë kuadër IDMC ka shpallur dhe konkursin “Pyet Gjysherit”, i cili është i hapur për të rinjtë shqiptarë deri me 15 Korrik, 2016.

Postime të ngjashme