Diversant

Diversantë konsideroheshin agjentët e posaçëm që dërgoheshin në vendin tonë nga një shtet armik, për qëllime sabotimi apo spiunazhi.

Për të promovuar idenë e armiqve të huaj nga perëndimi, propaganda komuniste realizoi një sërë filmash me diversantë, ku agjentët dërgoheshin dhe mbështeteshin nga imperializmi amerikan apo shtete të tjera të huaja për të përmbysur pushtetin popullor.

Po ashtu, sipas propagandës komuniste, diversantët vinin në Shqipëri në mbështetje të armiqve të brendshëm, shumica e të cilëve ishin të deklasuar.

Pas rënies së regjimit është zbuluar se një numër i konsiderueshëm shtetasish të huaj u asgjësuan dhe u burgosën të akuzuar si diversantë.

Në vitin 2017, presidenti i Shqipërisë vlerësoi me dekoratën “Gjergj Kastrioti” 400 persona të cilët gjatë komunizmit ishin akuzuar si diversantë pasi u përpoqën të rrëzonin regjimin komunist në Shqipëri më 1949, të nxitur nga anglo-amerikanët.

VIDEO