IDMC: Workshop për Raportimin mbi Dosjet

workshopi

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë  (IDMC) në bashkëpunim me Konrad Adenauer, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Fondacionin Federal për Studimin e Krimeve të Diktaturës Komuniste në Gjermaninë lindore organizuan më 21-22 shtator 2017 workshopin me temë: “Raportimi mbi dosjet e sigurimit”

Duke pasur parasysh rëndësine që po i jepet kësaj teme kohët e fundit në vendin tonë, IDMC ju erdhi në ndihmë me anë të këtij workshopi studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve që punojnë në media të caktuara me qëllim që të mësojnë se si të raportojnë, kontekstualizojnë dhe te interpretojnë dokumentat e sigurimit që ndodhen në arkivën e shtetit shqiptar.

Në ndihmë të këtij Workshopi kontribuan dhe dy përfaqësuese ndërkombëtare si Dagmar Hovestädt ,përfaqësuese nga Gjermania dhe Dr. Germina Nagat nga Departamenti i Hetimeve në Këshillin Kombëtar për Studimin e Arkives në Bukuresht. Ato ndanë eksperiencën e vendeve të tyre në këtë proces, duke sjellë modelin gjerman dhe rumun përsa i përket sferës ligjore dhe asaj të raportimit të dosjeve.

Në ditën e parë, në fjalën e tij hyrëse drejtori i KAS , Valter Glos u shpreh se mënyra se si po trajtohet cështja e të shkuarës komuniste në Shqipëri po ndiqet me kujdes nga parlamenti gjerman.

“Kjo temë do të jetë edhe pjese e rëndësishme e gjykimit nëse Shqipëria do të jetë gati për tu bërë pjesë e BE-së. Mesa duket qeveritë e kohës së demokracisë ndiqnin strategjinë që të fusnin në axhendë disa pagesa për rimbursimin simbolik të disa viktimave që kanë qenë në burg dhe me justifikimin që populli shqiptar duhet të ishtë i bashkuar dhe nuk duhet të kishte mosmarrëveshje dhe të zihej me njëri tjetrin. Diskutimi shoqëror për këtë temë u pengua në këtë mënyrë. Populli sipas mendimit tim ka gjithnjë përshtypjen që politika e të gjitha partive i ka injoruar interesat e ish-të përndjekurve politikë.”

Në pjesën e parë të workshopit ju la hapësirë përfaqësuesve të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shetit të cilët shpjeguan rolin dhe punën e këtij autoriteti.  Përballë gazetarëve përfaqësuesit e Autoritetit shpjeguan me detaje se si mund të aplikonte një gazetar apo qytetar për të pasur akses në arkivën e Autoritetit. E rëndësishme në marrjen e informacionin është bërja qartë e qëllimit me të cilin do të merret ky informacion.

Gjatë prezantimit pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime të cilat kishin të bënin kryesisht me rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale të individëve të caktuar gjatë regjimit komunist.

“Edhe pse pas 27 vjetësh sërish ka mundësi për ndryshim”,-u shpreh Hovestadt, përfaqësuesja e Gjermanisë. E rëndësishme është se si të flasim me  brezat e rinj. Si të raportojmë në mënyrë që ata të na dëgjojnë ne për cështjen e dosjeve të sigurimit.

Ndërsa përfaqësuesja e Rumanisë, Germina Nagat, u shpreh se : “ Në Rumani ka 3 milion dosje të sigurisë. Në këtë arkivë gjendet historia e gjithë Rumanisë dhe nuk ka rëndësi nëse ti e mbështet ose jo atë periudhë, aty gjen gjithcka. Deri në fund të 2016 më shumë se 2141 rumunë dhe të huaj janë pranuar si hulumtues në arkivat e sigurisë.”

Pyetjes nga gazetarët nëse qytetarët rumunë apo gjermanë kanë të drejtë të fshijnë të dhënat e tyre apo të familjarëve të tyre, dy përfaqësueset ju përgjigjën se nuk mund të fshish asgje, por ama mund të shtosh të dhëna, qofshin ato edhe të kundërta, nga dëshmitarë apo rrëfime të ndryshme.

Sipas Nagat në Rumani  një gazetar nuk mund të etiketojë dikë vetëm me raportin e disa oficerëve sepse ata edhe mund të kenë gabuar. Të raportosh dosjet e sigurimit nuk është e thjeshtë. Disa cështje zgjasin shumë, deri në 6 vjet.

IMG_8704Më pas  pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe pune. Secili nga grupet ka një temë mbi të cilën do të përgatisë një prezantim për ditën e dytë të workshopit.

Grupi i parë do të punojë me një material 100 faqësh dhe do të tregojë sipas mendimit të tyre se ku duhet publikuar ajo histori, cila është përspektiva e saj për publikun.

Grupi i dytë duhet të paraqesë një artikull me rastin e një vjetorit të hapjes së arkivave të sigurimit. Nëse ka ndodhur dicka,dhe ta krahasojë atë me rastin rumun apo gjerman.

Ndërsa grupi i tretë duhet të nxjerrë në pah karakteristikat  dhe mjetet që i duhet një gazetari shqiptar për të pasur akses në dokumentat e sigurimit të shtetit.

Ditën e dytë të workshopit gazetarët u përfshinë në një diskutim më përfaqësuesit e Autoritetit për Informim mbi Dokumentat  e ish- Sigurimit të Shtetit si dhe me përfaqësueset e Gjermanisë dhe Rumanisë. Kështu cdo pyetjeje të gazetarëve u jepej një përgjigje në fillim se si funksiononte procesi i leximit të dosjeve  në Shqipëri dhe më pas se si funksionnte në Gjermani dhe Rumani.  Pyetjet kishin të bënin me rastet kur një ish i  përndjekur kishte qënë njëkohësisht edhe bashkëpunëtor, nëse kur ka publikim të informacioneve sekrete ka penalizime, apo nëse qytetarët rumunë dhe gjermanë kanë të drejtë të fshijnë të dhënat e tyre apo të familjarëve.

IMG_8719Pas diskutimit dhe marrjes së njohurive mbi funksionimit e këtij procesi, tre grupet e gazetarëve prezantuan temat e tyre dhe këndvështrimet mbi raportimin për këto tema.

Në fund të workshopit pjesëmarrësit ndanë përshtypjet e tyre.

“Mësova më shumë për ligjin shqiptar në lidhje me informimin mbi dosjet e sigurimit. Mësova si ka funksionuar në Gjermani dhe Rumani dhe po ashtu pata kureshtjen të hyj në portalin rumun për të parë se si funksionon.” –u shpreh Inesa Gupe.

IMG_8710Ndërsa gazetarja Fatmira Nikolli u shpreh se: “Gjatë trajnimit dy ditor mësuam jo vetëm se cilat janë klauzolat mbi të cilat dokumentat duhet të përdoren por edhe se si gazetarët duhet të jenë te kujdesshëm dhe të raportojnë konform ligjit pa dëmtuar personat që janë përmendur në dosje, por duke respektuar edhe të dhënat personale”.

Në fund të workshopit u shpërndanë edhe certifikata.

 

Postime të ngjashme