Dokumentari “Kujtesa e një vendi që harroi të harronte”

vendi-harroi

Kujtesa e një shoqërie përbën jo vetëm shtyllat themelore mbi të cilat ajo funksionon në të sotmen, por trashëgon edhe premisat e zhvillimit të saj në të ardhmen. Prandaj, me projektin “Memory Alive”, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë synon të shkojë te kjo kujtesë jo vetëm për t’u përballur me të dhënat e trashëguara shabllon, por edhe me procesin e gjallë të kujtesës te secili prej nesh.

Si perceptohet Shqipëria e sotme, shoqëria e saj në post-diktaturë, por mbi të gjitha e tashmja prej të lindurve pas viteve ’90?

Si mund ta tregojnë ata këtë në forma komunikimi multimediale, në mënyrë që kjo përvojë zgjimi e ndërgjegjësimi të shërbejë si zgjuese procesesh reflektuese edhe te lexuesi a shikuesi?

Projekti “Memory Alive – Dialog mes të shkuarës dhe të tashmes” është mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri dhe synon të nxitë interesin e të rinjve mbi të shkuarën duke vendosur në qendër debatin mbi dokumentarin “Kujtesa e një vendi që harroi të harronte”.

Dokumentari, i xhiruar në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe i realizuar nga një grup studentësh, trajton mënyrën se si e njeh rinia shqiptare diktaturën.

Postime të ngjashme