Enver Hoxha: Vërejtje për tufëzimin e kafshëve

tufezimi

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në Facebook një dokument të rrallë nga shënimet e diktatorit Enver Hoxha për ecurinë e procesit të tufëzimit të bagëtive.

Në raportin që i është dërguar nga Ministria e Bujqësisë, ish-lideri komunist ngre pikëpyetje (pjesa me stilolaps në dokument) për ritmet e tufëzimit, pasi në raportin e ministres Themie Thomai thuhet se janë tufëzuar 567 mijë kokë bagëti të imta, nga 791 mijë, ndërsa mungojnë 224 mijë kokë bagëti. Sakaq, vërejtje ka pasur edhe sa i takon tufëzimit në zonat fushore si dhe përqindjet e realizimit në rrethet Dibër, Kukës dhe Fier, apo dhe për dëmtimin e disa krerëve lopë në Elbasan dhe Krujë.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:

1982/Shënimet e diktatorit për ritmet e tufëzimit

Më 2.2.1982 ministrja e bujqësisë, Themie Thomai, i dërgoi Enver Hoxhës një raport mbi ecurinë e tufëzimit. Sipas këtij raport, mbi bazë të regjistrimit të bagëtive të datës 1.1.1981, nga 791 mijë kokë bagëti të imta ishin tufëzuar 567 mijë.

Diktatori shënon i habitur pse nuk ishin tufëzuar ende 224 kokë bagëti. Ka edhe shënime të tjera. Deri në fund mbeti i vendosur për t’i marrë shpirtin popullit që e duartrokiste verbërisht.

tufezimi

(Me stilolaps, shënimet e Enver Hoxhës në raportin për tufëzimin)

Burimi: http://shqiptarja.com/dossier/2711/sh-nimet-e-enverit-p-r-tuf-zimin-ku-jan–224-mij–kok–bag-ti–451471.html

Postime të ngjashme