Fletërrufe

Fletërrufeja është përkthim i fjalës kineze “Dacibao”, që filloi përdorimin në 1967 pas sugjerimit të diktatorit Enver Hoxha gjatë një fjalimi. Ishte një letër e madhe me shkronja thuajse gjithnjë të kuqe që në krye kishte të shkruar titullin “Fletërrufe”, e pas tij emrin e personit ose grupit që i drejtohej.

Kjo fletë kishte si synim denigrimin publik të personave që mendonin ose kryenin sjellje në kundërshtim me normat morale të partisë komuniste. Fletërrufeja mund t’i atribuohej kundёrshtimeve ideologjike, politike, ekonomike e deri në vendimet personale të të veshurit, prerja e flokëve apo preferencat muzikore e të tjerë.

Në zyra, ndërmarrje, shkolla, lagje, kishte stenda/tabela përkatëse ku vendoseshin fletë rrufetë. Personat e akuzuar/kritikuar me fletërrufe duhet t’i përgjigjeshin duke pranuar si të drejtë kritikën e bërë dhe duke marrë përsipër fajin.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

fleterrufeja3      fleterrufeja1     fleterrufeja2