Gratë në burgjet e diktaturës

Nexhipe Taraku

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi komunist në dënimin e kundërshtarëve të tij politikë nuk bëri dallim midis moshave apo gjinive. Shumë vajza e gra u burgosën apo u dënuan me vdekje. Pamjet e Zorika Manos të pushkatuar në mënyrë mesjetare do të mjaftonin për të mos folur fare se në çfarë pikë arriti krimi komunist ndaj grave. Shumë të dënuara vuajtën vite me burgim. Të tjera, vdiqën nëpër burgje etj. Gruaja që ka vuajtur më shumë është një zonjë nga Shkodra me 21 vjet burgim mbi shpinë. Në vitet 1944–1950 gratë e vuajtën dënimin në burgjet vendore të qarqeve apo rretheve, në të cilat kishte një seksion të veçantë. Në vitet 1950–1966 ata vuajtën dënimin në një aneks të kamp-burgut të artizanalit në Tiranë, ku shumica e tyre kryenin punë rrobaqepësie. Në raste sezonesh ata zhvendoseshin në Valias për punë bujqësie. Më pas, në vitet 1966–1976, ata vuajtën dënimin në kampin nr.318 në Kuçovë dhe në vitet 1976–1990 në Kosovë të Elbasanit. Të dënuarat e fundit të komunizmit, në vitet 1990–1991, e vuajtën dënimin në repartin nr.325 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Më poshtë janë disa foto grash në burgjet e diktaturës gjatë vuajtjes së dënimit.

Nexhipe Taraku

Ana Dhima

Liza Shkurti

Fiqret ShtyllaSenije Kosova

Hena Papastoli

Tefta Tasi

Gazeta 55, 8 mars ’18

Postime të ngjashme