Havzi Nelës iu la në fuqi dënimi me vdekje, të dënuarit për vrasje iu fal jeta

af6f3396a6490645164867513b5fa2d3_XLs

Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20

Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin e të njëjtës dite. Standartet e përdorura janë të dyfishta. Me dekretin nr.7239, datë 8.8.1988, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi që shtetasit F.K., i dënuar me vdekje me vendimin nr.27, datë 2.6.1988 të Gjykatës së Rrethit Fier, t’ia kthejë dënimin me 25 vjet burgim. F.K. ishte dënuar edhe dy herë të tjera më parë për çështje jopolitike. Më 7.5.1988 shtetasi në fjalë, për motive të dobëta, vret me thikë në fyt dhe trup një ushtar. Për këtë arsye arrestohet me dënohet me vdekje. Këtë rasti, pavarësisht se kishim të bënim me humbjen e një jete njeriu dhe dënime të mëparshme, Presidiumi i Kuvendit Popullor, i gjeti anën dhe ia fali jetën personit të dënuar. Ndërsa Havzi Nela, i cili nuk kish vrarë njeri, nuk kish bërë plan për të vrarë me paramendim njeri, nuk iu fal jeta.

Dekreti i faljes së jetës

Dekreti i faljes së jetës

Postime të ngjashme