1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Sadik Bejko
Më 18 mars 2018, poeti Vilson Blloshmi do të ishte 70 vjeç. Më 17 korrik 1977 ai u pushkatua nga shteti diktatorial me akuzën e sajuar politikisht: si kreu i një grupi sabotatorësh në ekonomi. Prej tij kanë ardhur poezi, përkthime dhe letra në një botim me rreth 400 faqe nga përkushtimi i vëllait të poetit, Bedri Blloshmi, është në themel të gjithë punës kërkimore për gjetjen e botimin e krijimtarisë së Vilson Blloshmit.
Botimi i kësaj vepre krejtësisht postume ishte ngjarje për kulturën dhe letërsinë shqiptare. Edhe Serembja, edhe Migjeni, dy poetë që u bënë të famshëm pas vdekjes, në gjallje të tyre kishin arritur të botonin diçka, kishin marrë dhe vlerësime të bashkëkohësve. Vilson Blloshmi në gjallje të tij nuk pa asnjë rresht të botuar nga vepra e vet. Ai krijoi i izoluar dhe larg rretheve letrare. Punoi si kafshar në fshat, si druvar në sharra, si minator në Përrenjas dhe gjithë sa shkroi e përktheu i ruante në fshehtësi të plotë. Regjimi atë e kishte përjashtuar nga e drejta për t’u marrë me punë mendore, për të punuar si mësues, për t’u marrë me letërsi sepse për shkaqe politike familja e tij që më 1945 ishte shpallur zyrtarisht armike e shtetit shqiptar.
Edhe për diçka tjetër në historinë e letërsisë shqipe, Vilson Blloshmi është rast unikal: gjithë sa u botua prej tij, u nxor nga arkivat e policisë dhe të Sigurimit të shtetit diktatorial. Kjo mund të jetë e pashoqe edhe në historinë e gjithë Lindjes komuniste. Katër muaj para se poeti të arrestohej, poezia dhe përkthimet u sekuestruan nga sëndukët e shtëpisë së tij në fshatin Bërzeshtë, u përpunuan në zyrat e Sigurimit, u përdorën si akuzë në gjyqin kundra tij dhe, pas pushkatimit të autorit e deri më 2000, u kyçën të varrosura në arkiva.
Botimi i veprës se tij na dha një autor të talentuar. Kështu letërsia ia ktheu, ia vuri në vend nderin një autori të ekzekutuar me plumb, të nxirë e të nëpërkëmbur nga politika. Letërsia po… ia ktheu nderin. Ia ktheu emrin e mirë një burri. Dhe jo vetëm atij. Rasti Blloshmi na dha e vazhdon të na japë nder edhe ne të tjerëve. Duke qenë një i përjashtuar nga jeta shoqërore e kohës deri dhe i martirizuar prej saj, ai ka pasur përkushtimin, pasionin e lindur dhe elegancën e një talenti origjinal për të shkruar poezi, për të përkthyer disa nga poetët e mëdhenj të letërsisë botërore. Duke u vetëshprehur në heshtjen e eremitit të shpellave, ai i është kundërvënë ndalimit, përjashtimit. Poezia e tij estetikisht është katërcipërisht e kundërt me parimet estetike të kohës. Është një poezi meditative, që jep kënaqësi estetike për vërtetësinë dhe thellësinë imagjinatave të saj, një dëshmi letrare e një njeriu të nëpërkëmbur padrejtësisht nga një e keqe që nuk ishte vetëm e tij.
Me zbulimet e poezive të përkthyera nga Bodleri, Verleni, Malarmeja, nga poemat e Viktor Hygoit, e një novele të Volterit, me fragmentet nga esetë e E. A. Poe, ese nga Viktor Hygo, nga Pol Klodel etj., ai ridimensionohet në regjistra të tjerë. Veç që ka qenë i mahnitur nga kultura frënge, me leximet e shumë filozofëve e të poetëve botërorë, me shënimet prej krijimtarisë së këtyre mendimtarëve dhe poetëve në ditarët e tij na dëshmon se pa lexim dhe pa meditim, nuk do të kishte formuar atë karakter aq të pashoq. Ai diti ta sfidojë dhe estetikisht, dhe me ide kohën e tij. Nuk e shiti artin, as veten, edhe kur u ndodh nën torturat e policisë së kohës. Ai na dëshmon se ka diçka që është e shtrenjtë dhe që duhet mbrojtur e pohuar dhe përtej jetës dhe përtej vdekjes sonë. Ai është unik në këtë shkrirje të jetës dhe të artit: nuk dihet ku fillon dhe mbaron therorizimi i tij si artist dhe ai i njeriut që nuk u dorëzua përballë së keqes, përballë torturave në qelitë e burgjeve komuniste.
—
Gazeta Mapo, 19 mars ’18 | Fotot e marra nga Gazeta Shqip