IDMC dhe KAS organizojnë “Ditët e Kujtesës”

ditetekujteses

Nën moton Kujtesa si një mision, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe fondacioni gjerman Konrad Adenauer nëTiranë (KAS) organizojnë në datat 24-28 tetor 2016 aktivitetin me titull “Ditët e kujtesës”. Gjatë kësaj jave, institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri në fushën e kujtesës do të prezantojnë para publikut të gjerë punën dhe projektet e tyre. Java e kujtesës do të fokusohet në tri fusha kryesore:

-Ndërtimi i një axhende të përbashkët të aktorëve të ndryshëm që merren me fushën e kujtesës

-Rishikimi i kurrikulës mësimore në lidhje me periudhën e diktaturës

-Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi të shkuarën përmes projekteve kreative

Në kuadër të kësaj jave do të ketë ekspozita me akses të lirë për publikun e gjerë, prezantime të botimeve më të fundit mbi diktaturën dhe pasojat e saj në Shqipëri, si edhe tryeza të rrumbullakta mbi hapjen e dosjeve, rishikimin e teksteve mësimore dhe shkëmbime përvoje me ekspertë nga Europa Qendore dhe Lindore që e kanë kryer procesin e ballafaqimit me të shkuarën.

Postime të ngjashme