Internim

Internimi ishte një masë dënimi që merrej ndaj personit për kufizimin e lirisë. I dënuari ishte i detyruar të jetonte në vendin e caktuar ku e dërgonin dhe nuk mund të largohej prej andej.

Internimi mund të ishte “politik” kur propozimi vinte nga Sigurimi i Shtetit dhe “Ordiner” kur vinte nga policia.

Në vitet 1945-1953, internimet kryheshin në kampet e ashtuquajtura “me tela me gjemba”. Më pas u aplikua internimi më i hapur ku përfshihej dhe puna e detyruar në bujqësi. Internimi ndërmerrej zyrtarisht si masë administrative për persona mbi 14 vjeç të cilët mund të shfaqnin pakënaqësi ndaj sistemit, kishin familjarë të arratisur, të burgosur e të tjerë. Dëshmitë e atyre që i mbijetuan internimit tregojnë se janë në kampet me tela me gjemba u internuan edhe foshnje të sapolindura dhe fëmijë nën akuzën e “armikut të popullit”.

Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës rreth 48 kampe internimi, në të cilat u internuan mbi 59 000 persona nga veriu në jug të vendit.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

Internimi1

Internimi2

Internimi3   Internimi4