ISP prezanton ekspozitën “Lugina e Qëndresës”

lugina01

ISP: Muze online për burgun-kamp të Spaçit për të rinjtë dhe studiuesit

Instituti Studimeve Politike ditën e hënë më 23 maj, ditë e përkujtimit të 43-vjetorit të revoltës së Spaçit, lançoi për opinionin publik, për studentët dhe studiuesit e huaj dhe vendas ekspozitën “Lugina e Qëndresës”.

Kjo ekspozitë mbart disa risi sa i takon formës së paraqitjes dhe përmbajtjes së materialit. Informacioni përcillet edhe në formë muzeale online dhe nga sot çdokush do të ketë mundësi që të marrë informacion të detajuar duke klikuar www.luginaeqëndresës.al. Forma e dhënies së informacionit i është përshtatur mënyrës së organizimit të një “MUZEU REAL”,  duke u organizuar në galeri, dëshmi vizuale dhe dizajn të kuruar.

Informacioni që përmban kjo galeri është një risi më vehte, pasi për herë të parë materiale të Arkivit të Ministrisë së Brendshme dalin në dritë për të dëshmuar se si organizohej burgu i Spaçit, cila ishte skema ë organizimit të burgut, dokumenta që dëshmojnë mbi përditshmërinë e burgut të Spaçit, tentativa dhe arratisje të të dënuarve politike si dhe trajtimi që sistemi i bënte nëpunësve të tij.

Gjithashtu për herë të parë vjen edhe revolta 3 ditorë e Spaçit, e organizuar 21-23 Maj 1973 në nëpërmjet një videoje të animuar 5-minutëshe.

Kuratori i ekspozitë, Migen Qiraxhi theksoi se ky material vjen ekskluzivisht për brezin e ri. Informimi dhe njohja e të kaluarës është një detyrim moral dhe qytetar për të gjithë ne, jo vetëm për të mos lejuar që e shkuara të përsëritet por edhe për të njohur ashpërsinë e një sistemi diktatorial theksoi ai.

Ky projekt u realizua nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Burimi: http://isp.com.al/

Postime të ngjashme