Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër
Nga Kastriot Dervishi Më 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që...
Nga Kastriot Dervishi Më 13 dhjetor 1990 në qytetin e Shkodrës u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Ndër të tjera, në këtë demonstratë u rrëzua busti i diktatorit që...
Nga Anila Shuka, Deutsche Welle | 10 dhjetor 19 Në fillim të dhjetorit u bë e ditur, fillimisht nëpërmjet mediave sociale, se Agron Tufa, deri para pak kohësh drejtor i Institutit...
Sot është prezantuar publikisht në Senatin Italian “Apeli për një Nuremberg të Komunizmit” nga Prof. Renato Cristin, Prof. Roberto de Mattei, Dr. Dario Fertilio, Sen. Adolfo Urso, Sen. Lucio Malan dhe Hon. Vito Comencini. Apeli është një iniciativë...
Përgatiti për IDMC: Erblin Vukaj Qemal Vogli, “Macja e zezë” e portës së Dinamos së viteve ’50, mahniti sovjetikët dhe fitoi lavdet e legjendës Lev Jashin. Por historia e tij e...
Përgatiti për IDMC: Erblin Vukaj Në vitet ’50-’60 portieri Lev Yashin (Jashin) ishte krenaria e futbollit sovjetik. “Heroi i klasës punëtore” i priste goditjet a thua se kishte tetë duar dhe...
Në prag të pritjes së vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medies...
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) përshëndet Rezolutën e re të Parlamentit Europian mbi Rëndësinë e një Kujtese të Përbashkët Europiane, e cila u votua më 19 shtator 2019 me...
Në një nga godinat e ish-kampit famëkeq të Spaçit u organizua më 29 maj 2019 aktiviteti përkujtimor me letërsi dhe muzikë në 40-vjetorin e pushkatimit të ish të burgosurve të...
Përgatiti për IDMC: Erblin Vukaj Dyzetvjetori i pushkatimit të Fadil Kokomanit, Vangjel Lezhos dhe Xhelal Koprenckës më 28 Maj 1979 rikthen vëmendjen te krimet që përjetoi vendi për rreth 45...
Nga Fatmira Nikolli | Gazeta Shqiptare, 16 maj 19 Si e mendon komunizmin? Ti që nuk ke jetuar, ty që të kanë folur pak për të, ti që e njeh...
Nga Reshat Kripa | Gazeta 55, 13 maj 19 Nuk është në karakterin tim të zhvilloj polemikë, por nuk mund të hesht kur një grup hijesh të vetëquajtur “veteranë të luftës...
Nga Frank Shkreli | Telegraf, 9 maj 19 “Kur viktimat rrëfejnë historitë e tyre, stresohen shkaktarët e krimeve”, ka thënë disa ditë më parë, Dr. Jörg Lüer drejtor i Komisionit Gjerman...
Nga Fatmira Nikolli | Gazeta Shqiptare, 16 maj 19
Si e mendon komunizmin? Ti që nuk ke jetuar, ty që të kanë folur pak për të, ti që e njeh përmes bisedave të shkujdesura në festat kombëtare, nëpër debatet televizive kur interesa politike ngrenë furtuna në një gotë? Si e mendon komunizmin ti, që ke pasur gjyshin partizan e babanë të persektuar? A njeh heronjtë dhe kriminelët? A di të bësh dallimin mes tyre dhe a e di se ata që e nisën jetën si heronj dolën të ishin kriminelë, sepse këmbët e tyre i shtypën njerëzit, siç ne shtypim padashur shtëpitë e milingonave?
Si ishte komunizmi për ty që nuk e jetove në lëkurë? Për ty që diç të ka rrëfyer gjyshi a gjyshja, një mbrëmje dimri, kur u përmend Enver Hoxha? A e njeh atë si “burrë shteti” a si diktator? A e di sa kushtoi mbajtja e pushtetit prej tij? A e di se krimet e diktaturës edhe sot janë dënuar veçse në fjalime dhe se bijtë e komunizmit kanë ende nostalgji për podiumet e nderit? Çfarë di ti për komunizmin, ti që ke parë vetëm një muze dhe të kanë thënë se po mohohet lufta dhe të kanë thënë se ai mbrojti Shqipërinë, por nuk të kanë thënë se ai e mbrojti për të krijuar një burg të madh, një kamp të madh, një fasadë të madhe dhe një frikë të madhe?
A e di vallë se çfarë ndodhi gjatë komunizmit në Shqipëri: sa veta u vranë se menduan ndryshe, sa veta u vranë se donin lirinë, sa veta u vranë se besuan në Zot, sa veta u shuan vetëm se kërkonin një Shqipëri ndryshe, kur të ecnin të lirë, të flisnin të lirë, të dilnin të lirë? A e di se fëmijëve u morën baballarët dhe nuk ua kthyen më? A e di se i thërrisnin fëmijë kriminelësh? E di vallë se i lanë pa shkollë dhe detyruan të punojnë për t’ua vjedhur punën? A e di se luajtën me frikën e tyre si një lojë në ‘smartphone’, pa dhembje dhe pa pyetur se ata nuk ishin kukulla? E di se i detyronin të lëvdonin “nënën parti”, që u kishte marrë nënën e tyre?
Stereotipat se të rinjtë nuk dinë asgjë për regjimin diktatorial kanë nisur të zhbëhen. Ka të rinj që e perceptojnë si një kamp frike, kur mezi marrin frymë, nga armët, varjet, e përgjuesit. Dy njerëz të vënë brenda një epruvete, të mbyllur me çelës, të rrethuar me tela me gjemba dhe me një të varur përballë. Vdekja që parakalon me kosë në dorë. Flamuri i Shqipërisë në vend të shqiponjës ka imazhin e Enver Hoxhës. Një burrë, një grua e një fëmijë të vëzhguar nga syri i madh i PPSH-së. Një dorë me gishtërinj të hollë e lidhur me zinxhirë. Një shtëpi e vëzhguar nga hijet, sytë dhe çimkat që kanë zënë çdo cep të dhomës. Një njeri në kafaz, në duart e një burri të madh.
Këto janë vetëm disa prej punimeve artistike (piktura, instalacione, ese, poezi dhe dokumentarë të shkurtër) të nxënësve të shkollave të mesme që morën pjesë në programin edukativ “Mbresa”. Programi vjen për të përcjellë përshtypjet e tyre pas vizitës në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”. Nxënësit shprehën ndjenjat dhe mendimet e tyre në forma të ndryshme artistike.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” ka organizuar një konkurs me punimet e nxënësve. Projekti “Mbresa” është një konkurs artistik për nxënësit e shkollave të mesme, i cili do të zhvillohet në këto gjini artistike. Disa nga objektivat e këtij konkursi janë përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese e edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare dhe promovimi i talenteve të reja.
Juria do të vlerësojë punimet më të mira. Është parashikuar që krijimet më të mira të vlerësohen me një çmim simbolik si dhe të bëhen pjesë e një katalogu. Krijimi që do të marrë më shumë pëlqime në “Facebook” do të vlerësohet me çmim të veçantë. Muzeu gëzon të drejtën të mbajë punimet që do të vlerësohen me çmim. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 23 maj, në orën 17 në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.
ndërtuar në vitin 1931 si klinikë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapos, ndërsa me fillimet e regjimit të ri, u bë qendër e Sigurimit (Policia politike), e përdorur për hetime, deri më 1950-ën kur godina u kthye në zyrën qendrore të seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. E ndodhur në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Ortodokse, pranë sheshit “Skënderbej” dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë, ajo që në komunizëm njihej si “Shtëpia e gjetheve”, është tashmë Muzeu Kombëtar i Përgjimeve. Një shprehje të Amik Kasoruhos e shënjonte godinën: “Ky muze u kushtohet atyre njerëzve të pafajshëm, të cilët u përgjuan, u kontrolluan, u spiunuan nga regjimi komunist, me pasojë arrestime, internime, burgosje, ekzekutime dhe shumë dënime të tjera të rënda… Atëherë ndoshta nuk e kuptoja, por më vonë e kam menduar se paskan pasur një kurajë të pacipë këta njerëz që nuk kanë kërkuar falje…”.