“Komunizmi përmes dokumentave arkivore 2”

Komunizmi permes dokumentave arkivore

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizoi më 19-21 Maj 2017 workshopin: “Komunizmi përmes dokumentave arkivore 2”.  Ky workshop u mbajt në Durrës dhe ishte pjesa e dytë dhe e fundit për këtë temë. Qëllimi i tij ishte finalizmi i punës seleksionuese të dokumentave arkivorë nga mësuesit e historisë. Këto dokumenta do të përdoren për të krijuar një libër ndihmues për mësuesit e historisë dhe nxënësit për temat e diktaturës të trajuara në programin shkollor.

Workshopi u drejtua nga Idrit Idrizi, studiues pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë, i cili u kujdes për materialet arkivore me të cilat punuan mësuesit.

Fatmiroshe Xhemalaj, ambasadore e EUROCLIO në Shqipëri në hapje të workshopit u shpreh: “Më duket shumë e rëndësishme ideja e Idritit dhe në bashkëpunim me IDMC-në që e ka realizuar, pasi ka kapur një temë shumë interesante të dokumentave arkivore, që janë aq të domosdoshme për punën tonë në mësimdhënie. Po nuk folëm me gjuhën e dokumentave n’a i hedhin poshtë ato formimet e përgjithshme që ne marrim”

Ditën e parë, pjesëmarrësit e workshopit diskutuan për materiale të marra nga gazetat shqiptare, me dëshmi nga periudha e komunizmit. Në qëndër të diskutimit ishin problemet etike që kanë këto materiale dhe se si mund të punohet me to për t’ua transmetuar nxënësve.

Ditën e dytë, gjithë diskutimi u përqëndrua mbi dokumentet arkivore. Mësuesit u ndanë në grupe dhe secili grup analizonte cdo material të cilët ata mendonin se duhej të trajtohej me nxënësit dhe do t’u shërbente atyre për njohuritë historike për periudhën e komunizmit.

Në këto dokumente trajtoheshin tema të ndryshme për gjyqet politike,për raportet e gjyqeve të të internuarve, fjalimet e ministrave etj.

Në përfundim të ditës së tretë secili grup prezantoi punën e tyre seleksionuese për dokumentet arkivore. Ata arritën të përcaktojnë pjesë të caktuara nga dokumentet arkivore të shpjeguara se pse i kishin zgjedhur për t’u përdorur gjatë orëve mësimore të historisë. .

Workshopi u mbyll me sygjerime mbi strukturën e librit të ri. Gentjan Dedja mësuesi nga Elbasani tha:  “Besoj se fjalori shpjegues duhet të jetë i rëndësishëm. Në bazë të atij fjalori, një mësues edhe për një term apo koncept në lidhje me sistemin mund ta bëjë një orë mësimi. Për formatit unë jam gjithmonë i parimit që të jetë dokumenti përballë me të gjitha të dhënat historike dhe nga ana tjetër të jetë fjalori.

Ndërsa drejtoresha e Shoqatës së Mësuesve të Historisë, Vojsava Goce u shpreh :”Ky libër do të jetë i vlefshëm jo vetëm për nxënësit por edhe për mësuesin për të zgjeruar njohuritë, pasi janë gjëra që po i takojmë për herë të parë. Janë burime arkivore të cilat në tekstet tona nuk janë akoma.Unë mendoj se cdo shkollë dhe mësues i saj të kujdeset që ta ketë këtë libër. Jam optimiste që bibliotekat mund ta mbajnë dhe shpërndajnë, por do të isha shpresëplotë se do jetë në dorën e cdo mësuesi pasi ndonjëherë aty në bibliotekë sikur zënë pluhur dhe nuk i shfrytëzojnë.”

 

Postime të ngjashme