Kontrabanda e antenave televizive në portin e Durrësit

kontrabande 1

Më parë kemi sjellë për lexuesit një pjesë të historisë së kontrabandimit që bëhej në port mes shtetasve të ndryshëm dhe marinarëve të huaj, kryesisht nga ish vëndet lindore të Europës. Pas kësaj kontaktuam me një ish kapiten anijeje transporti transoqeanik , i cli e kishte lexuar historinë e mbledhjes së florinjëve nga Qemal Cami, shkëmbimin me materiale difiçitare të tregut vëndas dhe tha se kjo “ lojë” kontrabande me gjithë përpjekjet e Sigurimit të Shtetit ka lulëzuar në përmasa shumë të mëdha në atë periudhë.

Vazhdimisht kishte arrestime, por kontrabanda ka vijuar pa ndërprerje. Kështu ai sjell si shembull rastin e anijes “Teuta“ në Poloni. Pasi u gjendën shumë materiale të blera kontrabandë u arrestuan 3 vetë dhe 5 të tjerë u pushuan nga puna. 18 marinarë të tjerë u lanë në transport të brendeshëm me anije e vogla. E njëjta gjë ndodhi edhe me anijen “Kapiten Ahmet Luli”. Në atë kohë kapiteni i saj, nuk u arrestua me të tjerët por u la me politikë penale, ashtu sikurse edhe unë me që ishim familje komuniste me lidhje të shumta farefisnore me nomeklaturën e lartë të asaj kohe. Ai kishte arritur që të fuste kontabandë deri televizor me ngjyra të cilët në atë periudhë nuk i kishin në shtëpi as anëtarët e Byrosë Politike. Më vonë një pjesë e tyre filloi të paisej me Tv nga kontrabanda shtetërore e cigareve që bëhej në porto pranë kalatës 0, nga Qazim Myftiu.

Sigurimi i valutës për tregun perëndimor

Kapiteni tashmë në pension, që dëshiron që ti ruhet konfidencialiteti i bisedës, tregoi se për të realizuar blerjet ishte e domosdoshme që të sigurohej valuta në flori kryesisht, por edhe në dollar ose derivate të tjera. Unë, vijon rrëfimin Kapiteni, valutën në florinj e kam siguruar kryesisht në Krujë, Korçë dhe në Përmet. Madje më kujtohet frika kur kam bërë edhe kontrabandën e parë. Kanë qënë 3000 copë kaseta manjetofoni dhe 5000 shalle grashë najloni. Shumë të kërkuara në tregun vëndas. Gjyslykë etj.

Në Egjipt merrnim rruaza qafe për gra. Me ngjyra të ndryshme. Me një dollar merrje 10 copë më e pakta. Tregu i vëndit ti hiqte nga dora për 3000 lekë palën e rruazave. Me një dollar po ti referohemi vlerës së pagës së punës që ishte mesatarisht 5000-6000 lekë muaji, merrje rrogën e një gjysëm viti. Egjypti kishte mallë me shumicë dhe të lirë. Në Turqi bëhej kontrabanda me funde grashë, unaza, bizhu, etj.

Blerja e mallrave në tregun e huaj dhe maskimi me pako për ambasadat

Marinarët dilnin zakonisht nepër qytete ku kishim ankoruar me grupe treshe. Kjo ishte dhe rregullorja, vijon rrëfimin Kapiteni. Ndersa unë si kapiten anije shkoja në axhensi për të siguruar ngarkesën. Për të mos rënë në sy me vete merrja edhe sekretarin e partisë. E kisha mikun tim. Mbaroja punë me ngarkesen e anijes dhe me pas i drejtohesha dyqanit. Me kerkesë që më duhen 5000 shalle, syze e cdo lloj materiali që më duhej. Paguanim. Shitësi na i sillte me mjetin e vet deri te bordi i anijes. Të ambalazhuara si mall i anijes për ambasadat e huaja. Të shkruara sipër sipas marrëveshjes paraprake mbi ambalazhet prej kartoni: “Mineralimpex” , “Tranship”, “Albimpex” etj.

Dogana nuk i luante kur ktheheshim pasi besonte se ishte mall i ambasadave. Kështu punonim me tregtarët italianë. Ishin shumë korrektë me ne. Më kujtohet një rast kur kisha fshehur në kolltukun e dhomës së kapitenit rreth 14 copë ora zviceriane tip “Darvil”. Personeli i doganës erdhi dhe u ul mbi to, ku i qerasa dhe me Whisky. Nuk kuptuan gjë. Si u futen në Egjipti me makinen e Ambasadorit mallrat kontrabandë në port Kapiteni tregon për një rast specifik. Anija ndodhej në Egjypt. Nga Ambasada jonë atje, rrëfen ai, do të merrej për Komitetin Qëndror një fotokopjatriçe. Pasi komunikova me Ambasadorin tonë ngarkuam në mjetin e tijë aparatin e fotokopjimit dhe u nisa me shoferin për ta sjellë në anije. Rrugës ngarkova në makinë një sasi të madhe rruazash. Rreth 8000 palë.

Kur u afruam te porti i thashë shoferit që të vendoste flamurin tonë në makinë , pasi kjo tregonte se s’ihte makina e ambasadorit dhe ajo kishte imunitetin diplomatik. Polici na nderoi dhe ne sëbashku me fotokopjatricen futem në anije edhe gjithe atë material.

Si vinin mijëra tranzistorë për kanaçet e antenave televizive

Mallra të lira blenim shumë edhe në portet Jugosllave. Veçanërisht në Rijeka. Gjeje gjithçka. Po nga ajo periudhë mbaj mend se një treg mjaft i leverdisëshëm ishte edhe shitblerja e tranzistoreve për prodhimin e kanaçeve që u viheshin antenave televizive për të kapur stacionet e huaja që zhurmoheshin nga shteti ynë. Ishin të tipeve BFR9001 dhe AFR. Vetëm në një rast kam sjellë 287 copë, kaq sa kishte në gjendje dyqani në Rijeka.

Një transistor shkonte rreth 2-3000 lekë të asaj kohe. Ky artikull ishte shumë komod edhe për tu transportuar. E gjithë sasija në një paketë cigaresh. Me një fitim mbi 800 miljë lekë mall të asaj periudhe. Këto përthitheshin shumë dhe kishim porosi të shpeshta nga tekniket e televizoreve që u a kërkonin njerezit, pasi ishin vite që aparatet e televizioneve po hynin shumë në familjet shqiptare dhe banoret kishin interes që të kapnin sa më shume stacione nga vëndet fqinje. Psh në Durrres ndiqeshin shume stacionet Italiane dhe te gjitha veprimtaritë artistike, festivalet, lajmet etj.

Ari i Kollondajkut trafikohet nga Shqipëria në Jugosllavi

Bëhet fjalë për një xeheror floriri i ardhur në vëndin tonë me siguri kontrabandë nga Amerika. Ari amerikan ka pasur një histori të veçantë. Ishte një xeheror , prerje direkt nga minierat amerikane të arit , mbase në Kollondajk. I ardhur në vëndin tonë nga emigrantët e periudhës së herëshme. Ky objekt i u dha në besim personit në fjalë për ta shkembyer me mallra. Kapiteni kujton se këtë zeheror që sihte rreth 1200 gramësh ia dha një tregtar klandestin i arit nga Kruja. I cili kishte edhe shumë monedha. Damari i floririt ishte i mbështjellë me nje masë të zezë karboniti, ndersa në mes të kësaj mase vezullonte ari qe ishte metal thuajse i pastër.

“E mora për ta shkembyer në Rijeka, tregon ai, por edhe tregtaret e Rijekës u trembën nga sasia e madhe e floririt dhe nuk guxuan që ta shkembenin. Realisht nuk kishin aq shumë para sa kushtonte xeherori “. Kur kam dalë nga anija në portin e Rijekes, kujton detari ndalova te një dyqan i asaj periudhe “ Rrahmani Optik”, ku shiteshin syze, afër një klubi “ Maçka” te “Qoshku“ ku fillonte “Rijeçkabank”. Miku im u lemerit kur e pa. Skishte pasur në dorë kurrë më parë aq shumë ar njëherësh! Ne atë kohë në bursë ari kishte vlerën e 35-40 dollarëve për gram. Pra kapte një vlerë prej mbi 40 mijë dollarë. Nuk kishin para dhe mbase kishin frikë edhe ata Policine e tyre Politike. Kështu që e kthyem pas nga ishte marrë , kujton Kapiteni. Po asnjëherë nuk arrita që të kap me dorë një sasi floriri kaq të madhe me pas në jetën time, përfundon bisedën intersante rreth xeherorit të artë nga Amerika, Kapiteni.

Gjatë kohës që e kisha në kabinë, me dukej vetja sadopak Xhon Silver. Ja ktheva të zotit dhe nuk e di më fatin e tij. Para 15 viteve ai që e kishte u nda nga jeta dhe nuk e di më fatin e këtij guri të çmuar.

Konjaku “ Korça” dhe “Skenderbeg” zevëndësonte valutën

Kur transportonim konjak e kishim valutën me vete, thonin marinarët. Nga ngarkesat në hambar fironin me dhjetra arka pijesh. Kur dilnin marinarët për shoping nga 3 vetë, merrnin me vete rreth 15 copë të tre. Dhe kjo u sillte të ardhura një shumë prej 30 dollarësh. Pasi shiteshin nga 2 $ shishja. Kjo ishte shumë për ta, pasi dietat në valutë që merrnin ishin qesharake. Kapiteni kujton një rast kur kanë qëndruar në Somali 3 muaj dhe për këtë ka marrë një dietë prej 21 $. Mbase edhe ky trajtim me pak valutë, ka qënë reagimi i kontrabandës masive që bënin detarët tanë në fshehtësi, thotë një nga ish Kapitenët e anijeve në atë periudhë Ylli Baro.

Nxjerrja nga anija dhe Porti i mallrave të sjella

Kur anija hynte në port, pasi kryhej kontrolli doganor, fillonte edhe nxjerrja e sendeve të blera. Zakonisht natën, me peshkarexhat ose dhe me skafet e brendëshme të portit. Po edhe me mjetet e shumta të transportit që kishte porti. Kamionë, autovinxha, zetotë…Por edhe me mjete të tjera. Në një rast mallrat i kam ngarkuar me makinën e Shefit të Deges. I kisha sjellë diçka shoferit që ma kishte kërkuar dhe erdhi me makinën e tijë. Po në të ngarkova të gjithë materialet që kisha marrë. Tashti më vjen të qesh kur e kujtoj, por atëherë ishte tension i madh. Ishte mbase si tallje për gjithe frikën e kaluar nga nga Dega Brendëshme, një institucion autoritar i tmerrëshëm. Askush nuk guxoi që të kontrollonte mjetin, pasi dihet autoriteti që kishte një Shef Dege i Punëve të Brëndshme. Edhe makina ishte pjesë e autoritetit të tijë… Le që ata i bënin kontrollet. Dhe i dërgova në shtëpi…

Kështu përfundon biseden detari i vjetër, sfidanti i ligjeve të ashpra të shtetit komunist të asaj periudhe…

Burimi : http://shqiptarja.com/dossier/2711/rr-fimetkapitenikondrabandamijra-tranzistor–p-r-kana-et-e-antenave-tv-447784.html

Postime të ngjashme