Kriminaliteti në kohën komuniste

dervishaj

Nga Kastriot Dervishaj

Komunikata ditore operative të datës 11.7.1966 e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shumë herë, nga persona idhtarë të regjimit komunist, apo nga të tjerë që nuk e kanë njohur atë kohë, flitet për “qetësinë e kohës së Enverit”. Ajo kohë prodhoi kriminalitetin më të paparë në historinë e Shqipërisë, sepse krijoi “njeriun e ri”, kafshën më të llahtarshmshme të atij regjimi.

DOKUMENTET

Nga leximi i një prej dokumenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme si komunikata ditore, e nisur nga tetori i vitit 1949, kam arritur në përfundimin se kriminaliteti i lartë ka qenë një tjetër “dhuratë” që Partia e Punës i la Shqipërisë. Natyrisht ky kriminalitet nuk mund të mbyllej me rubinet në vitin 1991. Bashkëlidhur mund të lexoni komunikatën ditore operative të datës 11.7.1966 të MPB-së, të cilën e sjell për shembull. Emrat e të përmendurve janë fshirë, sipas dispozitave të ligjit të arkivave.

 

Burimi: http://shqiptarja.com/dossier/2711/krimi-ordiner-n–diktatur-n–komuniste-kastriot-dervishi-427751.html

 

Postime të ngjashme