Kujtesa Urbane: Si të veprojmë me qytetet

k-urbane1

Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë,organizoi më 03-05 shkurt 2017 workshopin “Kujtesa Urbane: Si të veprojmë me qytetet?”

Workshopi kishte si qëllim që të rinjtë të shkruanin një tekst lidhur me problemet e arkitekturës urbane të qytetit të tyre. Gjatë ditëvë të zhvillimit të workshopit, pjesëmarrësit lexuan shkrime nga Michel Butor’s Mobile,ku mësuan për formën dhe mënyrën e vëzhgimit që do përdornin për shkrimin përfundimtar; nga Cybermohalla,një projekt lagjeje në Dehli që eksploron qytetin përmes iniciativave të komunitetit dhe lexime të tekstit nga Stéphane Hessel,i mbijetuar i kampeve të përqëndrimit.

Të rinjtë morën njohuri edhe për teknikën e përdorur nga gazetari Ryszard Kapuścińsky në të shkruar,për përdorimin e fakteve objektive dhe reflektimin. Ata kishin mundësi të dilnin në qytet për të bërë vëzhgime  rreth arkitekturës urbane dhe për të intervistuar qytetarët në dobi të shkrimit të tyre.

Ky aktivitet pritet të mbahet edhe në Tiranë dhe Korçë.

Postime të ngjashme