Kulak

Duke ndjekur shembullin e Bashkimit Sovjetik edhe në Shqipërinë komuniste, termi kulak u përdor për të etiketuar ish-pronarët e tokave, personat që ishin pasuruar përmes bujqësisë dhe blegtorisë dhe që regjimi i konsideronte si kundërshtar të kolektivizimit. Parulla e regjimit kundër tyre ishte: “Luftë deri në vdekje kundër kulakëve”.

Në Kongresin e Parë të Kooperativave Bujqësore, në shkurt të 1949-ës, Enver Hoxha shpalli një promemorie që përcaktonte masat që duhet të merreshin ndaj kulakëve. Sipas tij, kjo shtresë shoqërore duhej zhdukur sepse në fshat nuk mund të lejoheshin diferencimet klasore. Partia-shtet u vendosi ish-pronarëve tatime të rënda, u konfiskoi pasurinë, tokat dhe mallin. Dhe si të mos mjaftonte kjo, pjesa më e madhe e tyre u dënua dhe u burgos. Partia komuniste propagandonte në popull një imazh të rremë mbi kulakët, përmes botimeve dhe gazetave, siç shkruante “Zëri i Popullit”: “Tek kulaku, rinia duhet të shikojë armikun e betuar kundër Republikës sonë, armikun e së ardhmes së saj”.

Gjatë viteve 1950-51 u dënuan 611 kulakë, nga rrethet e Lushnjës, Fierit, Krujës, Shkodrës, Sarandës, Vlorës dhe Peshkopisë.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

KULAK1