Kumtesë: “Rruga drejt vetëizolimit të Shqipërisë”

izolimi

Nga GJON BORIÇI

Kjo kumtesë e historianit Gjon Boriçi u mbajt dy ditë më parë në konferencën shkencore me temë “Rrugëtimi i shtetit shqiptar nga pavarësia drejt integrimit europian” organizuar nga Instituti i Historisё në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Konferenca zgjoi interes për prurjet e reja të historianëve në disa prej ngjarjeve historike ku u shenjua rrugëtimi i shtetit shqiptar nga 1912 deri në ditët e sotme./

Dalja e Shqipёrisё nga Traktati i Varshavёs dhe pasiguritё e saj

Dhjetёvjeçari i viteve 1968 – 1978 ёshtё nga mё interesantёt pёrsa i pёrket historisё politike tё Shqipёrisё nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё. Nё Evropё dhe nё botё po ndodhnin ndryshime epokale tё cilat nё njё mёnyrё apo tjetёr do tё preknin edhe politikёn shqiptare. Qё nga prishja e marrёdhёnieve tё Shqipёrisё me Bashkimin Sovjetik nё dhjetor 1961, Republika Popullore e Kinёs kishte zёvendёsuar çdo partner tё mundshёm tregtar dhe politik tё vendit tё vogёl ballkanik. Me marrёdhёnien e ngushtë me Kinёn, Shqipёria pothuajse ishte izoluar totalisht nga pjesa tjetёr e botёs

Viti 1968 do tё ishte njё vit me ngjarje tё mёdha nё arenёn ndёrkombёtare dhe veçanёrisht nё Bllokun komunist. Dy do tё ishin elementёt qё do tё binin mё sё shumti nё zhvillimet politike nё botёn komunsite; Pranvera e Pragёs dhe dalja e Shqipёrisё nga Traktati i Varshavёs. Shqipёria komuniste pas prishjes sё marrёdhёnieve me Bashkimin Sovjetik nuk kishte aleat mё tё çmuar se Republika Popullore e Kinёs. I gjithё dhjetёvjeçari i viteve ’60 do tё karakterizohej nga ndihma dhe kredi shumё tё mёdha kineze pёr vendin tonё. Kina po e ndihmonte Shqipёrinё nё çdo aspekt, madje duke e toleruar edhe kur vapori “Vlora” qё ishte duke udhёtuar nga porti Huanpu pёr nё Xançian nё jug tё ishullit Nan Pin, u pёrplas me njё varkё peshkimi me vela tё bridagёs Ylli i Kuq nga Komuna Tun Pi e provincёs sё Guantunit. Katёr vetё u mbytёn ndёr tё cilёt njё grua 26 vjeçe, njё djalё 18 vjeç dhe dy fёmijё. Vapori “Vlora” mbёrriti nё Xançian nё datёn 30 prill dhe nuk kishte raportuar pёr kёtё ngjarje. Sipas ambasadorit shqiptar tё atij viti nё Pekin, Vasil Nathanaili, kjo ishte njё ngjarje tepёr e rёndё, aq mё tepёr kur ekuipazhi shqiptar nuk kishte ofruar asnjё lloj ndihme. Por, pёrsёri kinezёt u treguan zemёrgjerё me shqiptarёt, ata ia bënë të ditur MPJ të Shqipërisë historikun e ngjarjes dhe shlyen financiarisht dëmin e shkaktuar nga anija shqiptare “Vlora”.

Ndёrkohё dy emisarё shqiptarё nga Ministria e Mbrojtjes Popullore tё Shqipёrisё, Meleq Babani dhe Avni Hakani, shkuan nё Pekin mё 21 gusht 1968 dhe nё pritjen qё u rezervoi kryeministri kinez Ҫu En Lai, i kёrkuan kёtij tё fundit nё emёr tё qeverisё shqiptare ndihma kolosale nё armatime. Kёtё herё kryeministri kinez nuk i plotёsoi kёrkesat e shqiptarёve dhe i konsideroi kёrkesat e tyre tё panevojshme. Po pёrse e gjithё kjo kёrkesё e ngutshme pёr t’u armatosur mё tej e Shqipёrisё? Mё 6 shtator 1968, Mehmet Shehu priti tё ngarkuarin me punё tё R.P. tё Kinёs Li Xhu Hsiuan, të cilit i kёrkoi me insistim qё qeveria kineze t’a rishikonte edhe njё herё vendimin e saj pёr tё mos dёrguar tё gjithё armatimin e kërkuar pёr mbrojtjen e Shqipёrisё. Arsyeja ishte se pas pak ditёsh Kuvendi Popullor i Shqipёrisё do tё bёnte denoncimin e Traktatit tё Varshavёs dhe pёr rrjedhojё Shqipёria do tё largohej ligjёrisht prej aleancёs ushtarake me Bllokun komunist.

Në kushtet e krijuara, qeveria shqiptare i bënte llogaritë për të gjithë faktorët, pozitivë dhe negativë, që ndikonin për statusin e pavarur të Shqipёrisë. Në fakt pas thyerjes sovjetoshqiptare që ndodhi në vitin 1961, shkëputja përfundimtare e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës ishte thjesht një formalitet. Duhej vetëm një shkak që qeveria shqiptare ta konsideronte si “rrezik” për pavarësinë e saj. Dhe ngjarja tronditëse që pritej ndodhi. Më 21 gusht 1968, trupat ushtarake të Traktatit të Varshavës ku bënin pjesë forca nga BS-ja, RDGJ-ja, Polonia, Hungaria dhe Bullgaria u futën ushtarakisht në Çekosllovaki. Kjo ngjarje u shfrytëzua pa humbur kohë nga Enver Hoxha dhe udhëheqësit shqiptarë. Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë reagoi me një deklaratë të ashpër, ku midis të tjerash theksohej:

“Pushtimi ushtarak i Çekosllovakisë ishte poshtërimi më i madh që u ka bërë klika revizioniste hrushoviane Brezhnjev-Kosigin nderit dhe prestigjit të Bashkimit Sovjetik e të popullit sovjetik. E vetmja rrugë shpëtimi dhe për të fituar lirinë për popullin çekosllovak është rruga e luftës pa kompromis dhe deri në fund kundër pushtuesve të huaj revizionistë sovjetikë, gjermanë, polakë, hungarezë dhe bullgarë, kundër imperializmit amerikan dhe revanshizmit gjerman, lufta kundër të gjithë revizionistëve dhe reaksionarëve të vendit”.

Pas denoncimit tё Traktatit tё Varshavёs, dhe dalja zyrtare e Shqipёrisё mё 13 shtator 1968, ishte një nga aktet më të rëndësishme ndërkombëtare që pati kryer politika dhe diplomacia shqiptare në periudhën e Luftës së Ftohtë. Por, frika e njё sulmi sovjetik si nё rastin e Hungarisё mё 1956 dhe tani mё 1968, nё rastin e Ҫekosllovakisё ku u shua Pranvera e Pragёs, e bёnin imperative kёrkesёn e qeverisё shqiptare pёr armatime. Frika e qeverisё shqiptare pёr ndonjё sulm nga ana e Bashkimit Sovjetik nuk ishte fare e papёrligjur. Edhe pse mё 11 shkurt 1965, gjatё njё bisede ndёrmjet kryeministrit sovjetik Kosigin dhe kryetarit Mao Ce Dun zhvilluar nё Pekin, zyrtari i lartё sovjetik kishte dhёnё garanci se nuk do tё sulmohej as politikisht as ushtarakisht Shqipёria, pёrsёri frika e vendit tё vogёl komunist ballkanik nuk ishte e pabazё. Udhёheqja shqiptare dyshonte se Bashkimi Sovjetik mund tё godiste Shqipёrinё nga bazat detare tё Egjiptit. Fakt pёr kёtё ёshtё njё letёr e gjatё e Kryetarit tё Presidiumit tё Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, dёrguar mё datё 21 shtator 1968 Presidentit tё Republikёs Arabe tё Bashkuar (Egjiptit), Gamal Abdel Naser. Ndёr tё tjera, Haxhi Lleshi i shkruan Naserit:

“Duke marrё parasysh kёtё politikё aventuriere tё qeverisё sovjetike kundёr Shqipёrisё, ne, tё udhёhequr nga ndjenja thellёsisht miqёsore, jemi tё bindur, se Ju zoti President, populli vёlla dhe qeveria e Republikёs Arabe tё Bashkuar nuk do tё lejojnё kurrё qё territori i Republikёs Arabe tё Bashkuar tё pёrdoret si bazё sulmi kundёr Republikёs Popullore tё Shqipёrisё”.

Dy javё pas kёsaj letre, nё datat 6-7 tetor 1968, ministri shqiptar i mbrojtjes Beqir Balluku u takua nё Pekin me kryeministrin Ҫu En Lai pёr të diskutuar lidhur me mbrojtjen qё i nevojitej Shqipёrisё pas daljes nga Traktati i Varshavёs. Nё mbrёmjen e 6 tetorit dhe deri nё orёt e para tё mёngjesit tё datёs 7 tetor 1968, kryeministri kinez Ҫu En Lai dhe ministri shqiptar i mbrojtjes popullore Beqir Balluku zhvilluan njё bisedё intensive lidhur me mundёsinё e njё agresioni ndaj Shqipёrisё dhe pёr aftёsinё mbrojtёse tё vendit.

Ҫu En Lai dhe ndihmёsit e tij mendonin se njё sulm nё shkallё tё gjerё (ajёr, det, tokё) do tё pushtonte vendin [Shqipёrinё] nё njё kohё tё shkurtёr. Nё këto rrethana, njё luftё partizane me njerёz tё armatosur lehtё do tё ishte mё e vlefshme. Megjithatё, Balluku ishte nё favor tё njё lufte frontale e cila sipas tij do t’i shkaktonte humbje tё mёdha armikut. Pas diskutimeve tё gjata, mё nё fund Ҫu En Lai pranoi t’i dёrgoheshin Shqipёrisё dyqind mijё ton armё tё rёnda, tetёqind tanke, avionё, raketa dhe pesё milion predha si dhe 110 mijё armё tё lehta, si dhe armё anti kёmbёsorie dhe mitralozё kundёrajrorё. Dy muaj pas largimit nga Traktati i Varshavёs mё 20 nёntor 1968, Shqipëria firmosi njё marrёveshje tё re me Kinёn pёr lёvrimin e njё kredie tё re afatgjatё pa interes prej njё miliard e pesёdhjetё e gjashtё milion e treqindmijё juan (1.056.300.000). Shlyerja e saj do tё fillonte nga 1 njё janari 1985 dhe do tё pёrfundonte mё 31 dhjetor 1994.

Vitet 1969 – 1971, apokalips nё botёkuptimin komunist shqiptar

Vitet 1969-1971 ishin spektakolare pёrsa i pёrket ndryshimeve koncpetuale nё organizmin dhe pёrmbushjen e politikёs sё jashtme nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikё dhe Bashkimi Sovjetik. Politike re e jashtme e quajtur “Detantё” dhe e inicuar nga dyshja Nikson-Kisinger do tё silltё tronditje tё mёdha nё botёn komuniste. Nga ana tjetёr nё tё gjithё bllokun komunist dyshja Mao Ce Dun-Ҫu En Lai, e kuptoi mё mirё dhe mё shpejt benefitet qё do tё kishte Kina nga detanta.

Duke shfrytёzuar me mjeshtёri çarjen e thellё sovjeto-kineze e cila kulmoi mё 2 mars 1969 me pёrplasje tё hapur ushtarake nё kufirin mes dy vendeve nё kufrin verilindor nё lumin Usuri. Ky konflikt bindi administratёn amerikane se kohё nuk duhej humbur mё, por tё bёheshin tё gjitha pёrpjekjet pёr t’u afruar me Kinёn. Pas dy viteve bisedime nё Varshёvё mes tё dёrguarit amerikan dhe kinez, nё vitin 1971, me ndёrmjetёsimin Rumanisё dhe tё Pakistanit, Republika Popullore e Kinёs pranon tё presё nё Pekin nё fshehtёsi tё plotё kёshilltarin sigurisё kombёtare tё presidentit Nikson, Henri Kisinger. Vizita e Henri Kisingerit nё Pekin nё datat 9 dhe 11 korrik 1971, bisedat e tij mё Ҫu En Lain dhe ftesa zyrtare pёr tё mirёpritur presidentin Nikson nё Pekin nё fillim tё vitit 1972, ishin si njё kovё me ujё tё pёrvёluar nё kokёn e Enver Hoxhёs.

Lideri komunist shqiptar e kishte shumё tё vёshtirё ta pranonte kёtё aleancё tё re. Kina ishte vendi qё po ndihmonte nё tё gjitha fushat Shqipёrinё dhe qё po mbante nё kёmbё ekonominё dhe nёpёrmjet saj pushtetin personal tё Enver Hoxhёs. Por, udhёheqёsi shqiptar nuk shikonte mё larg sesa pushteti i tij personal. Duke hequr tej çdo normё vetёpёrmbajtjeje ai mori guximin t’i shkruajё njё letёr tё gjatё e cila iu dёrguar kryetarit Mao Ce Dun mё 8 gusht 1971, ku denonconte marrёveshjen dhe aleancёn e re kino-amerikane. Ardhjen e presidentit Nikson nё Kinё, Enver Hoxha e konsideronte tradhti ndaj marksizёm-leninizmit

Megjithatё, kёsaj here, Enver Hoxha nuk u ngut tё denonconte alencёn e vendit tё tij me Kinёn siç kishte verpruar mё pёrpara me Jugosllavinё dhe Bashkimin Sovjetik. Arsyeja pёr kёtё ishte e thjeshtё. Nё botё nuk kishin mbetur mё komunistё fanatikё qё tё mund tё drejtonin vende tё mёdha qё tё mund tё mbanin me bukё Shqipёrinё dhe nё kёmbё pushtetin e Enver Hoxhёs. Jo mё kot nё fund tё letrёs sё 6 gushtit 1971, Enver Hoxha i shkruan Mao Ce Dunit:

“…faktin qё ne nuk e aprovojmё dhe e nuk e mbёshtesim vizitёn e Niksonit nё Kinё, armiqtё do ta vёnё re, ata do tё flasin, tё fryjnё, do tё pёrpiqen tё fusin pyka dhe tё ngjallin dyshime pёr miqёsinё tonё tё madhe. Por ne jemi tё bindur se miqёsia midis dy partive tona marksiste-leniniste e dy popujve tanё vёllezёr, jo vetёm do t’u rezistojё intrigave tё armiqve, por do tё zhvillohet dhe mё tej, do tё forcohet e kalitet nё luftёn e pёrbashkёt kundёr armiqve imperialistё e revizionistё, pёr tё mirёn e dy popujve tanё dhe tё çёshtjes sё revolucionit e komunizmit nё botё”.

Si pёr tё treguar se me Kinёn marrёdhёniet vёllazёrore do tё vazhdonin dhe se Shqipёria do tё vijonte tё ishte zёri i saj nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, mё 25 tetor 1971, rezoluta shqiptare nё kёtё organizatё bёri tё mundur qё tё hidhej nё votim pranimi i Kinёs dhe largimi i Tajvanit nga OKB-ja. Edhe pse Shqipёria mori kёtё hap gjigant pёr peshёn dhe mundёsitё e saj nё botё, marrёdhёniet shqiptaro-kineze kishin pёsuar njё krisje tё pariparueshme. Fakti i parё pёr kёtё krisje erdhi kur Kina refuzoi tё dёrgojё njё delegacion nё Kongresin VI tё PPSH qё do tё mbahej nё nёntor 1971. Lajmi se Kina nuk dёrgoi delegacion pёr tё marrё pjesё nё Kongresin VI tё PPSH-sё u përhap shpejt në Lindje e Perëndim. Mё datё 10 nёntor 1971, nga Varshava erdhi radiogrami se politika atje mendonte që pёr mosdёrgimin e njё delegacioni nё Tiranё ishte bёrё shkak vizita e Niksonit nё Pekin. Ndërkohë, ndryshe ndodhte brenda vendit, ku institucionet kryesore të shtetit mbaheshin të painformuara nga këto zhvillime. Më 23 dhjetor 1971, ambasadori shqiptar nё Pekin, i dërgonte relacionin vjetor MPJ, ku e konsideronte vitin 1971 të suksesshёm nё marrёdhёniet shqiptaro-kineze.

Shqipёria drejt vetёizolimit; reduktimi i ndihmave kineze dhe eliminimet nё udhёheqjen e lartё tё PPSH, 1972-1975 Pas bёrjes publike tё deklarёtёs sё pёrbashkёt kino-amerikane nё shkurt 1972, ku flitej pёr paqen nё Azi dhe nё botё, udhёheqёsi shqiptar konkludon:

“Kinezёt kanё devijuar ashtu si Hrushovi”.

Kapja fort pas ideologjisё dhe duke anashkaluar çdo arsyetim tё shёndoshё politk, Enver Hoxha me sa duket nuk e njihte thёnien e kanclearit gjemran Oto fon Bismark 100 vjet mё parё qё thoshte:

“Një politikë sentimentale nuk njeh reciprocitet”.

Aktualisht, të gjitha shtetet socialiste në botë ishin revizioniste, nuk kishte më marksizëm ortodoks stalinist përveç atij shqiptar. Simptomat ishin që dalëngadalë Shqipëria mund të mbetej vetëm. Kina e kishte kthyer kursin e saj 180º dhe Shqipёria e vogël komuniste nuk ishte aq e nevojshme për të si në fillim të viteve ’60. Mbajtja sekret e vizitёs sё Kisingerit dhe çfarё u bisedua nё bisedimet, pa praninё e medias, kur shkoi Niksoni nё Kinё, ishte njё tjetёr fakt, tё cilin udhёheqёsi shqiptar e kishte të vështirë ta gёlltiste. Shqipёrisё i duhej tё pёrballej me kёtё fakt.

Mosdёrgimi i delegacionit nё Kongresin VI tё PPSH-sё shënonte se partitë komuniste të të dy vendeve nuk po ecnin krah për krah. Megjithatë udhëheqësit shqiptarë përpiqeshin të mos reflektonin hapur asnjë pakënaqësi. Pasiguria e së ardhmes i kishte vënë ata në pozita pritjeje. Enver Hoxha shkruante në ditarin e tij: “vizita e Niksonit nё Kinё mund tё shkaktojё ftohje nё marrёdhёniet miqёsore shqiptaro-kineze. Kjo ёshtё njё çёshtje e madhe dhe e rёndёsshme politike, qё shikohet ndryshe nga ne dhe ndyshe nga kinezёt”.

Shqipёria ishte nё rrugё e sipёr pёr tё mbetur vetёm. Megjithatё pёr tё rifituar edhe njё herё besimine Kinёs mё 7 nёntor 1972, Ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku bёn njё vizitё zyrtare nё Kinё. Arsyeja e kёsaj vizite ishte qё Kina tё viojnte tё dёrgonte nё Shqipёri ndihma tё mёdha ushtarake. Ekspozeja qё ministri shqitpar i bёri gjendjes sё ushtrisё shqiptare ishte e çiltёr dhe profesionale. Sipas Ballukut, ushtria shqiptare gjendej si mos mё keq dhe tёrёsisht e paaftё nё çdo sektor pёr tё mbrotjur vendin nga njё sulm eventual i NATO-s apo i Traktatit tё Varshavёs. Por, bashkёbiseduesi i Beqir Ballukut, Jen Ҫen Ji nuk ishte i prirur t’u bёnte lёshime kёrkesave shqiptare dhe iu pёrgjigj prerё ministrit shqiptar tё mbrojtjes:

“Nё vizitёn qё ju bёtё nё vendin tonё nё vitin 1968 dhe nё bisedёn qё patёt me shokun Ҫu En Lai nё atё kohё, bisedё e cila ёshtё reflektuar nё protokoll, unё kam lexuar se juve aty ngrinit problemin qё Shqipёria pas njё viti mund tё sulmohej nga armiqtё e saj, ndёra tani me 3 vendet kufitare me Shqipёrinё Italinё, Jugosllavinё e Greqinё marrёdhёniet kanё ardhur duke u pёrmirёsuar. Apo jo? Sigurisht qё kjo gjendje ka ardhur si rezultat i vijёs sё drejtё tё shokut Enver. Kjo do tё thotё qё Shqipёria ka fituar kohё”.

Pas pranimit tё Kinёs nё OKB nё fillimin e viteve ’70, Enver Hoxha filloi të mendojë se vendi i largёt aziatik do të ishte thjesht një aleat i pёrkohshёm i Shqipёrisё. Shqipëria do të hynte nё një fazë ku me shumë sforco do t’i duhej të mbijetonte edhe me Kinën. Në këtë kohë, udhëheqja komuniste shqiptare do të rrënonte edhe më shumë ekonominë e vendit, pasi tashmë Shqipëria përtej mundësive të saj do t’i hynte me vendosmëri procesit të fortifikimit të vendit për t’u mbrojtur nga “sulmet” e jashtme. Nё fakt, nё vend që të përfitonte nga epoka e ç’tensionimit ndёrkombёtar, Enver Hoxha dhe grupi i tij e zhytën vendin nё një tension edhe më të lartë me ashpërsimin e luftës së klasave dhe përplasjet ndërmjet klaneve në pushtet, cilët do të afektonin negativisht shoqёrinё shqiptare.

Enver Hoxha vazhdonte të priste çdo delegacion që vinte nga Kina në Tiranë, qoftë ky edhe i nivelit të dytë ose të tretë. Megjithëse, tensioni ndërmjet Lindjes e Perëndimit kishte rënë, ai vazhdonte të fliste për luftё pa kompromis kundёr revizionizmit dhe kapitalizmit duke iu përmbajtur dogmës së tij të pandryshuar staliniste. Në Plenumin IV të KQ të PPSH, tё qershorit 1973, u dënuan prirjet revizioniste në artin e kulturën shqiptare, dhe dy figura të njohura të kësaj fushe, anëtarë të KQ të PPSH, Todi Lubonja e Fadil Paçrami, u akuzuan për liberalizëm, u ndëshkuan me masa partie dhe shtetërore, u dërguan e u internuan familjarisht. Në atë Plenum Enver Hoxha theksoi pёr herё tё parё se agresioni ideologjik i paraprin atij ushtarak dhe ekonomik.

Tёrmeti nё udhёheqjen e ushtrisё shqiptare erdhi në vitin 1974. Projektet e përbashkëta për një varg objektesh ushtarake, të cilat kishin mbetur pa përfunduar, reduktimi i sasisë së armatimeve kineze për ushtrinë shqiptare, krijuan panik te Enver Hoxha. Të gjitha këto, Hoxha i konsideroi sabotime të qëllimshme të palës kineze. Në perceptimin e tij Ministri i Mbrojtjes Popullore Beqir Balluku, dhe gjeneralët e ushtrisë shqiptare që kishin bërë takime të shumta me ushtarakët e lartë kinezë në Kinë dhe Shqipëri duhet të ishin bashkëfajtorë me këta të fundit për përkeqësimin e situatës.

Megjithëse Beqir Balluku kishte raportuar me imtësi për vizitat e tij në Kinë, ai u akuzua si fajtori kryesor i krijimit të “Teorisë së rrëshqitjes”, sipas së cilës, kur armiku i jashtëm sulmonte, ushtria shqiptare duhej të rrëshqiste në brendësi të vendit dhe vetëm atëherë duhej të fillonte luftën partizane ndaj tij. Kjo teori u konsiderua në kundërshtim me strategjinë e mbrojtjes së integritetit territorial të Shqipërisë. Megjithëse gjatë diskutimeve me ushtarakët kinezë, Beqir Balluku i kishte kundërshtuar këto teza dhe Enver Hoxha ishte në dijeni të gjithçkaje, mbi Beqir Ballukun ranë akuza të forta. Në Plenumin e dhjetorit të KQ të PPSH, Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume e Rahman Përllaku, të cilësuar si “armiq të partisë e të popullit”, puçistë që punonin të përmbysnin udhëheqjen e PPSH, u vunë në pranga brenda në sallën e KQ të PPSH.

Pas një gjyqi farsë, më 5 dhjetor 1975, tre gjeneralët e ushtrisë shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako u pushkatuan në fshatin Linzë, në afërsi të Tiranës. Me këto goditje ndaj figurave kryesore të ushtrisë shqiptare, kjo e fundit përjetoi tronditje të forta. Pasiguria dhe frika do t’i shoqëronte të gjithë kuadrot e lartë të ushtrisë shqiptare deri në fund të regjimit komunist.

Ndёrkaq, gjendja nё ekonominё shqiptare po bёhej gjithnjё e mё e vёshtirё. Mё 17 janar 1974, Ministri i Tregtisё Kiço Ngjela, informonte Enver Hoxhёn se çmimet e tregtisё me Kinёn pёr vitin 1974, do të pёsonin njё rritje nga e cila Shqipёria do tё vendosej nё vёshtirёsi tё mёdha. Rieksporti sipas ministrit shqiptar do tё pёsonte njё rritje nga 2.3 deri nё 3.4 milion rubla. Kiço Ngjela e arsyetonte me rritjen e çmimeve nё vitin 1974 dhe Shqipёria ishte shumё e dobёt pёr tё pёrballuar njё diferencё tё tillё dhe sugjeronte qё tё pranohej propozimi i palёs kineze qё diferenca e çmimeve tё mbulohej vetёm me rritjen e çmimit tё naftёs bruto nё nivelin e çmimit qё Shqipёria shiste nё vendet kapitaliste dhe se ky veprim tё bёhej vetёm pёr vitin 1974, pёr vitet e tjera kinezёt nuk e pranonin pagesёn nё kёtё mёnyrё.

Kur planet mujorë, gjashtëmujorë e vjetorë filluan të mos realizoheshin, kur mallrat e eksportit, të konsumit të gjerë dhe të ushqimeve të përditshme filluan të mungonin, vështirësitë në ekonominë shqiptare u bënë më të mëdha. Pas tyre erdhën dyshimet, të cilat u artikuluan në akuza dhe dënime të rënda, madje edhe për njerëzit që deri “një natë më parë” ishin lavdëruar për përkushtim në punën e tyre. Vargu i armiqve imagjinarë u shtua, dhe në të u përfshinë ministra, zëvendësministra, specialistë të aftë, punëtorë të devotshëm, e shumë e shumë të tjerë. Në këtë çoroditje ekonomike dhe psikologjike, në maj 1975 u arrit deri te pushkatimi i Abdyl Këllezit, zv/Kryeministër, anëtar i Byrosë Politike e deri tek dënimi me internim dhe burg të gjatë i Kiço Ngjelës, Vasil Katit, zv/ministër i tregtisë etj. Si të gjithë diktatorët edhe Enver Hoxha u tregua mjeshtër për t’i quajtur sukseset merita të vetat ndërsa dështimet t’ua faturonte të tjerëve.

Akademia e Studimeve Albanologjike/Instituti i Historisё. Departamenti i Historisё Bashkёkohore

Burimi: http://shqiptarja.com/dossier/2711/rruga-drejt-vet–1105-izolimit-t–1105–pashmangsh–1105-m-t–1105–shqip–1105-ris–1105–456134.html

 

 

Postime të ngjashme