“Fёmijёt e Diktaturёs” nё gjimnazin “Ernest Koliqi”

dokumentari

Instituti pёr Demokraci, Media dhe Kulturё ka vazhduar rrugёtimin pёr tё shfaqur dokumentarin “Fёmijёt e Diktaturёs” te tё rinjtё shqiptarё. Gjimnazi franko-shqiptar “Ernest Koliqi” nё Tiranё, mirёpriti sot historitё e katёr personazheve tё dokumentarit ,tё cilёt kanё vuajtur dhe janё internuar gjatё komunizmit.

Shfaqja e dokumentarit u ndoq me kёrshёri nga tё rinjtё gjimnazistё tё cilёt u pёrfshinё edhe nё njё bisedё reflektuese me tё ftuarit. Tё ftuar nё kёtё aktivitet ishin Alma Lico, personazhi i dokumetarit, dhe gazetari Ben Andoni i cili moderoi diskutimin.

Nё nisje tё disktutimit Gazetari Andoni ftoi tё rinjtё tё respektojnё tё kaluarёn e vendit tё tyre pasi sipas tij ne vijmё nga e kaluara dhe pa tё kalurёn nuk mund tё shkojmё tek e ardhmja. Andoni nuk harroi pa vёnё nё dukje edhe rolin e shkollёs, shoqёrisё dhe politikёs shqiptare nё procesin e kujtesёs, pёr tё cilat u shpreh : “Shkolla, shoqёria dhe politika janё shumё indiferente ndaj kohёs sё komunizmit, por ёshtё tepёr e dhimbshme nё sensin e harresёs sё pafundme dhe neglizhencёs qё i bёhet asaj periudhe.”

E gjendur nё bankat e njё shkolle Alma Lico ndau me tё rinjtё njё kujtim tё hidhur tё rinisё sё saj. “ Nёse pёr ju sot tё pasurit njё fotografi nё tabelёn e nderit ёshtё krenari, pёr mua atё kohё ka qenё arsyeja e pёrjashtimit  nga shkolla,pasi u bё lidhja e mbiemrit tim me historinё e familjes sime”.

Tё rinjtё shfaqёn shqetёsimin e tyre edhe pёr arsyen se pse ne librat e historisё  ka vetem dy faqe pёr njё periudhe 45 vjecare te diktaktures.

Bashkёbisedimi u finalizua me historitё e treguara nga nxёnёsit pёr familjet e tyre nё periudhёn e komunizmit, dёshmi tё cilat pasqyrojnё pёrpjekjen pёr tё mbajtur gjallё kujtesёn pёr tё shkuarёn.

 

Postime të ngjashme