1979 / Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 14 tetor 20 Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të...
Nga Alma Liço | Facebook, 29 gusht 20 Urreva diellin. E si të mos e urreja. Ishte aq përvëlues në vapën e verës, teksa futesha në serën e nxehte të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 gusht 20 Në praktikën e Presidiumit të Kuvendit Popullor të shqyrtimit të faljes së jetës, vihet re se Havzi Nela nuk ka bërë...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Përdorja e një emri të rremë ishte një zakon që komunistët e kishin marrë qysh në vitet ’30, në kuadër të...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 11 gusht 20 Për të parë se si është vepruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në rastin e Havzi Nelës, mjafton të shohim rastin...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 gusht 20 Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 9 gusht 20 Pas daljes nga burgu i parë në vitin 1986, Havzi Nela nuk qëndroi shumë kohë i lirë. Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit,...
By Jonila Godole | Exit.al, 27 July 20 The children of dictators do not have it easy. They carry on their backs the arsenal of crimes committed by their parents;...
Nga Frank Shkreli* | Telegraf, 17 korrik 20 Shtjefën Kurti, (24 dhjetor 1898–20 tetor 1971), ishte një prift katolik shqiptar, i ekzekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë një...
Nga Uran Butka | Panorama, 14 korrik 20 Sami Dangëllia është një nga figurat e shquara të kombëtarizimit shqiptar dhe të qëndresës në burgjet e diktaturës komuniste, ku vuajti plot 43...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 12 korrik 20 Sikur të jetonte, sot, më 13 korrik 1920 do festohej 100-vjetori i lindjes së tij. Sami Dangëllia është shembull botëror i vuajtjes...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 20 Martin Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor...
Nga Bekim Baliqi.
Kujtimi i kohës së luftës dhe përvojat traumatike nga kjo periudhë, luajnë rol të rëndësishëm në procesin e krijimit të paqes, por edhe të zhvillimit politik të një vendit të dal nga lufta. Siç thekson Nigel Hunt në studimin e tij përkitazi me këtë dukuri, përvoja e luftës ndikon dukshëm në diskursin shoqëror dhe mund të ndryshojë rrënjësisht identitetin individual dhe kolektiv. Vet fakti që në gjuhën tonë të përditshme, ne iu referohemi vazhdimisht kohës ‘para dhe pas lufte’, flet mjaft shumë për ndikimin e saj në botëkuptimet tona.
Një segment i rëndësishëm është sidomos, ndërlidhja mes përvojës nga lufta të fëmijëve të asokohshëm dhe qëndrimi e veprimi socio-politik i të rinjve të sotëm. Ekspozimi i fëmijëve ndaj dhunës dhe krimeve të luftës janë të evidentuara në shumë raste. Ata kanë qenë shpesh dëshmitar apo edhe viktima të luftës në forma e mënyra të ndryshme. Kështu, një studim i kryer në lidhje me luftën në Ruanda e vitit 1996, hedhë dritë mbi shkallën e ekspozimit të fëmijëve ndaj dhunës.
Rreth 70% e fëmijëve të intervistuar kishin parë dikë të vrarë ose të plagosur, 80% të tyre kishte humbur një anëtar të familjes, dhe 96% kishin qenë dëshmitarë të dhunës. Një tjetër studim në kampet refugjatësh në Evropë, me fëmijët nga zonat e konfliktit gjeti se 60% e tyre kishin qenë të ekspozuar në një apo tjetër mënyrë ndaj dhunës. Për fat të keq studime të tillë sistematike në rastin e Kosovës nuk janë kryer, por ka me dhjetëra intervista me fëmijë apo të ri, që tregojnë ekspozimin e tyre ndaj dhunës dhe përvojën në luftë.
Në mesin e shumë prej përvojave të tilla të kohës së luftës, dua të paraqes kujtimet e njërit prej ish-studenteve të mi, i cili ishte dëshmitar i masakrës mbi civilët shqiptarë në fshatin Beleg. Pas shumë viteve nga kjo ngjarje, ai përveç tregimit të tij mblodhi edhe historitë dhe kujtimet e dëshmitarëve të tjerë nga ky fshat për këtë krim lufte, dhe rishtazi e ka botuar si libër. Përmes dëshmive të banoreve të mbijetuar dhe përvojat e veta ai përpiqet të rindërtojë ngjarjet e asaj dite tragjike dhe gjithashtu se si fshatarët sot përballen me të kaluarën e sidomos me pasojat e masakrës. Qasja në këtë libër korrespondon me kombinim e dy llojeve të kujtesës kolektive, si ajo e ‘kujtesës autobiografike’ dhe të ‘kujtesës historike’.
Këto koncepte janë shtjelluar së pari nga sociologu francez Maurice Halbwachs (1925), i cili konsiderohet edhe si themelues i studimeve mbi kujtesën kolektive. Sipas tij, lloji i parë i kujtesës ka të bëjë me ngjarjet e dikujt, që jetën e vet e kujton nga përvojat e drejtpërdrejta, ndërsa e dyta i referohet përpunimit të ngjarjeve në bazë të cilave grupet e caktuara pretendojnë identitetin e vazhdueshme nëpër kohë. Por, të dy llojet e kujtimeve janë të ndërlidhura; në fakt kujtesa individuale është e mundur vetëm në kontekst të kornizës shoqërore.
Studiues të tjerë theksojnë rëndësinë e ‘kujtesës të dorës së dytë’ ose atë çfarë Marianne Hirsch e quan ‘pas-kujtesa’ (postmemory), e cila i referohet atyre kujtimeve që barten nga ata që përjetuan ngjarjet, në breza të rinj që nuk i kanë përjetuar vet ato.
Kjo mënyrë e trashëgimisë të kujtesës së luftës, ndikon veçanërisht te gjeneratat që janë lindur gjatë luftës ose menjëherë pas saj, dhe kanë ndikim të madh në identitetin e tyre shoqëror, politik dhe kombëtar. Në diskursin politik ashtu edhe në jetën e përditshme, kujtimet traumatike dhe përvojat nga lufta vazhdojnë të luajnë një rol të madh dhe rrjedhimisht ndikojnë thellësisht në identitetin e brezave të rinj, që kanë pak ose aspak përvojë nga ajo periudhë kohore.
Në këtë kuptim, debati i ashpër e antagonist në muajt e fundit, për shkak të Gjykatës Speciale, pasqyron qartazi ndikimin politik që ka e kaluara dhe se sa të renda janë pasojat e mosballafaqimit të drejtë me të kaluarën. Nocionet e ‘tradhtisë’ e ‘patriotizmit’, si në debatet parlamentare ashtu edhe në diskursin publik ishin në rend të ditës. Instrumentalizimi i të kaluarës dhe manipulimi emocional me të duke u viktimizuar, ishin dhe mbesin për qëllime e motive politike e elektorale. Mohimi i çfarëdo krimi dhe kundërshtimi për të gjykuar krimet eventuale të kryera nga pjesëtar e vet etnik, ndoshta mund të shpjegohen më së miri me thënien e famshme nga filozofi Bertrand Russell, se: “Patriotët gjithmonë flasim se sa janë të gatshëm për të vdekur për vendin dhe asnjëherë për atë se sa janë gati të vrasin për vendin e tyre.”
Diskursi dhe hapësira publike, transmetimet si dhe interpretimet nga e kaluara e afërt janë fabrikuar dhe instrumentalizuar në mënyra të ndryshme nga politikanë të ndryshëm kosovarë dhe grupet para-politike (kujtojmë vetëm listat e regjistrimit të studenteve në Universitet), për të fituar pushtetin dhe legjitimitetin përmes ngjarjeve të luftës, qoftë në formë të martirizimit apo heroizmit të supozuar. Kështu kujtesa kolektive e derivuar nga historiografia zyrtare e gjysmë-zyrtare dhe e miratuar nga pushteti, ndikojnë jo vetëm në formimin e identitetit por edhe në qëndrimet e sjelljet politike, veçanërisht në mesin e brezave të rinj të Kosovës.
Burimi: http://sbunker.net/
Titulli në origjinal: Lufta, kujtesa dhe identiteti