Reportazhi “Arkivi i tmerrit” në Arte...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Kastriot Dervishi| Memorie.al| 2 maj 23 Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më parë, në revistën “Në shërbim të...
Gazeta Shqiptare | 24 Shkurt 23 Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, regjisori austriak Nils Olger e shkrimtari Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi...
Gazeta Shqiptare | 8 Mars 23 Në ditën ndërkombëtare për gruan, institucionet kryesore në fushën e kujtesës në Shqipëri kujtuan disa prej grave që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit,...
Nga Uran Butka | Rilindja Demokratike, 11 nëntor 16 Pas masakrave të shkaktuara nga lufta civile në të gjithë Shqipërinë, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Ishte përgatitur me hollësi një masakër...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 18 Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10,...
Nga R.Sh. | Vatican News, 11 nëntor 20 Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 13 dhe 17 tetor 22 Një paradite shtatori me diell u gjendëm në shtëpinë e tij në Vlorë. Petrit Velaj na priti në një kafe...
Nga Uran Butka | Instituti “Lumo Skëndo”, 21 tetor 16 Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 21 tetor 18 Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën...
Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19 Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit! Qemal Draçini ishte si një meteor...
Nga Petrit Palushi | Luma Post, 25 shtator 20 76 vjet ma parë, 26 shtator 1944, komandanti i Br. V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku...
Më 18 shtator në oborrin e Katedrales së Shkodrës, “Shën Shtjefni” ka zënë vend shtatorja që i kushtohet martirizimit të popullit shqiptar. Krahas drejtuesve të kishës katolike Shkodër, autoriteteve vendore etj.
E pranishme në ceremoninë e përurimit ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Unë sapo vi nga Tirana, ku një ditë më parë ne kemi inauguruar një moment tjetër të rëndësishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në atë bulevard që mban emra dëshmorësh dhe dëshmorët nuk janë vetëm ata që kanë rënë me armë në dorë, por janë dëshmorë edhe ata që janë rënë para armëve”.
“Dhe të tillë janë 40 martirët e kishës katolike, qe janë në proces kanonizimi dhe mes të cilëve nuk ka vetem priftërinj katolikë, por ka edhe civile, ka edhe një priftërinj ortodokse, të cilëve ju njihet pikërisht ajo sakrificë e jashtëzakonshme, jo vetem sepse predikuan besimin, por edhe sepse refuzuan ta mohonin besimin e tyre”, tha ajo. “Besoj se kjo është një provë shumë e rëndësishme, se si ne i përgjigjemi vizitës së Atit të Shenjtë, i cili ka shpallur dy motive për të ardhur në Shqipëri në përgjigje të drejtpërdrejtë që i bëri kryeministri, Edi Rama. E para është, po shkoj në Shqipërinë e shembullit të bashkëjeteses së komuniteteve fetare, siç është edhe Shkodra, dhe prania e autoriteteve fetare këtu sot e dëshmon një gjë të tillë. Dhe arsyeja e dytë është në kujtim të atyre të martirëve të këtij populli, i cili ka vuajtur historikisht. Dhe një nga vuajtjet e mëdha ka qënë pikërisht ajo periudhë kur i mohuan lirinë e zgjedhjes, lirinë e besimit”.
Duke falenderuar autorin e kësaj vepre Agim Rada, drejtuesi i kishes katolike të Shkodrës, Arqipeshkvi Metropolitan i Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, njëkohësisht edhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, shprehu kënaqësinë që me praninë e kësaj shtatoreje në mjediset e katedrales së Shkodrës, brezat e ardhshëm do të kenë mundësinë të njihen edhe më tepër me vuajtjet që ka kaluar kleri katolik gjatë periudhës së mëparshme, por që siç e shpreh edhe vetë vepra në fjalë, e cila është e vendosur me sytë e drejtuar nga qielli, tregon më së miri pamposhtmërinë e këtyre martirëve përballë atij regjimi.
Shtatorja e cila simbolizon vuajtjet e klerikëve nga regjimi i komunizmit është vepër e skulptorit të njohur, Agim Rada, ndërkohë që për realizimin e saj, financiarisht kontribuoi binsnesmeni i njohur, Gjergj Luca, që sipas tij, realizoi një amanet të babait të tij, aktorit të mirënjohur, Ndrekë Luca, që sot nuk jeton. “Ndiej që kam kryer një amanet të babës tim që ka dalë nga oborri, që është formuar në këtë kishë dhe nëpërmjet atij amaneti, duket sikur është përmbushur për të gjithë ne një amanet i të gjithë prindërve tanë”, u shpreh Luca.
Pas përurimit të këtij monumenti në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, të pranishmit ndoqën koncertin e TKOB-së dhe lexime të autorëve Vinçens Prenushi, Nënë Tereza, Gjergj Fishta nga aktorët Dritan Boriçi, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli.
“Waiting for the pope” janë koncerte dhe lexime/recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz, organizuar nga TKOB dhe TK, në kuadër të kalendarit artistik në pritje të Papa Françeskut në Shqipëri.