#MëFal, për gratë viktima të komunizmit

Dita e Grave, MëFal

Çdo gruaje, çdo nëne, çdo vajze që u dënua pa të drejtë, që u ekzekutua, u burgos, u internua dhe u tregua gjithë jetën me gisht si “armike”, shoqëria shqiptare sot e ka për detyrë t’u kërkojë të paktën ndjesë që u ktheu kurrizin.

Thuaj edhe ti:

#MëFal!

Dita e Grave, MëFal

Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKPK) në Shqipëri, nga 34 135 të burgosur politikë, 26 768 ishin burra dhe 7 367 gra. Të burgosurit e vdekur në burg për shkak të kushteve ishin 984, dhe 308 të tjerë humbën aftësitë e tyre mendore. Sipas të njëjtit burim, 5 577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje dhe u vranë. Trupat e të burgosurve që ekzekutoheshin ose vdisnin në burg gjatë punës së detyruar apo nga sëmundje nuk u ktheheshin të afërmve. 

Dita e Grave, MëFal

Në kohën e komunizmit, 41% e të dënuarve ishin femra. Amnistia e vitit 1991 dokumentoi burgosjen e 17 900 personave, prej të cilëve 7 367 ishin gra.

Ekzekutimi, si forma më e lartë e ndëshkimit komunist, nuk i përjashtoi as femrat, madje as në rastet si ato të ish-sekretares së Byrosë, Liri Gega, që në dhjetor 1956 u pushkatua edhe pse ishte shtatzënë. Femrat përbënin 7.4% të të pushkatuarve. Nga 6 027 dënime me vdekje, 450 u aplikuan ndaj femrave.

Dita e Grave, MëFal

Postime të ngjashme