Mehmet Shehu u nxori “kartonin e verdhë” armiqve politikë

4-64_cr

Në vendimin me numër protokolli 219, të datës 31 mars 1951, thuhet:

“Këshilli i Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, për të vendosur një kontroll rigoroz në lidhje me mospranimin në punë, si nëpunës e specialistë, të atyre elementëve që pushohen nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit popullor, VENDOSI: …”

“Armiqtë” me kartonët e verdhë

Pikë së pari, të gjithë ata që e kishin marrë damkën “armik”, duhet të kishin edhe një shenjë dalluese. Një karton të verdhë. Kështu në pikën e parë të vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet:

“Urdhërohen gjithë ministrat, drejtorët (ose përgjegjësit) e ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore dhe kooperativiste si dhe kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të KP që nëpunësit apo specialistët që i pushojnë nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, t’i pajisin me nga një kartelë (bojë e verdhë) në formatin dhe përmbajtjen, siç i bashkëngjitet këtij vendimi. Dublikata e së njëjtës kartelë t’i përcillet menjëherë Kryeministrisë (Degës së Fuqisë Punëtore).”

Seksioni që seleksiononte kundërshtarët

Ndërkohë ajo që i kërkohej Seksionit të Evidencave ishte hapja e një kartoteke ku të seleksionoheshin ata që kishin kartelat e verdha. Në pikën e dytë të vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet:

“Urdhërohet Dega e Fuqisë Punëtore e Kryeministrisë (Seksioni i evidencës) të krijojë menjëherë kartotekën dhe evidencën e elementit të pushuar për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, konform udhëzimeve më të hollësishme që do t i jepen në këtë drejtim.”

Asnjë punë pa librezën e punës

Në filtrin për t’u marrë në punë si punonjës i thjeshtë e për më tepër si specialist, duhet patjetër të kalonin të gjithë punëmarrësit. Dhe nëse punësoheshe pa pasur librezën e punës, përgjegjësia për lëshimin do të ishte e madhe. Në këtë mënyrë, vendimi i Këshillit të Ministrave kishte parashikuar një pikë të tretë ku thuhet:

“Asnjë nëpunës apo specialist, nuk duhet të merret në punë, pa paraqitur librezën e punës. Konform urdhëresës së Këshillit të Ministrave mbi librezën e punës, në rast se veprohet në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, përgjegjës direkt para Këshillit Ministror janë ministrat dhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive.”

Çfarë ishte “Dega e Fuqisë Punëtore”

Në të gjitha rastet për një punonjës që kërkonte të punësohej në një institucion a ndërmarrje prodhuese, përgjigjej një institucion i veçantë, i ngritur pranë Kryeministrisë dhe i emërtuar si “Dega e Fuqisë Punëtore”. Sipas pikës së katërt të vendimit të Këshillit të Ministrave, ky institucion duhej të deklaronte dhe punëkërkuesi i plotësonte kërkesat apo ai ishte i kategorisë “kartela e verdhë”. Kështu pika katër e vendimit të Këshillit të Ministrave thotë:

“Kur një Ministrie, Komiteti Ekzekutiv, Ndërmarrjeje apo Instituti i paraqiten për të kërkuar punë, nëpunës apo specialistë, të cilët nuk kanë librezën e punës, mbahen në evidencë kërkesat e tyre dhe pyetet menjëherë Dega e Fuqisë Punëtore pranë Kryeministrisë, nëse ekziston apo jo emri i tij në evidencën e elementit të pushuar për qëndrim të keq. Në rast se emri i tij ekziston, elementi që është paraqitur për punë nuk merret në shërbim. Pavarësisht dhe nga lajmërimi dhe përgjigjja që pritet nga Dega e Fuqisë Punëtore për të tilla raste, Komiteti Ekzekutiv duhet të bashkëpunojë me Degët e Brendshme dhe të marrin dhe mendimin e tyre.”

5-47

Evidencat për punëtorët e thjeshtë

Pika e pestë dhe e fundit e vendimit të Këshillit më Ministrave, kërkon evidentimin e të gjithë punëtorëve të thjeshtë. Në këtë pikë thuhet:

“Për të gjithë punëtorët e thjeshtë, që paraqiten për punë pranë qendrave të punës, kantiereve dhe institucioneve të ndryshme, duhet të kryhen nga ana e drejtorive përkatëse, evidenca numerike ekzakte e tyre, duke shënuar emrin, mbiemrin, vendbanimin e tij definifiv, si dhe profesionin që kanë ushtruar deri në atë kohë.”

Firma e Kryeministrit

Edhe pse ende jo Kryeministër i Shqipërisë, por Ministër i Brendshëm, në shkresën me numër protokolli 219, Mehmet Shehu ka firmosur në emër të kryeministrit nën siglën “Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë”.

DOKUMENTI

Vendimi që pushonte nga puna “armiqtë e partisë”

“Këshilli i Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, për të vendosur një kontroll rigoroz në lidhje me mospranimin në punë, si nëpunës e specialistë, të atyre elementëve që pushohen nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit popullor,

VENDOSI

  1. Urdhërohen gjithë ministrat, drejtorët (ose përgjegjësit) e ndërmarrjeve dhe instituteve të ndryshme shtetërore dhe kooperativiste si dhe kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të KP që nëpunësit apo specialistët që i pushojnë nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, t’i pajisin me nga një kartelë (bojë e verdhë) në formatin dhe përmbajtjen siç i bashkëngjitet këtij vendimi. Dublikata e së njëjtës kartelë t’i përcillet me një herë Kryeministrisë (Degës së Fuqisë Punëtore).
  2. Urdhërohet dega e Fuqisë punëtore e Kryeministrisë (Seksioni i evidencës) të krijojë menjëherë kartotekën dhe evidencën e elementit të pushuar për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, konform udhëzimeve më të hollësishme që do t i jepen në këtë drejtim.
  3. Asnjë nëpunës apo specialist, nuk duhet të merret në punë pa paraqitur librezën e punës. Konform urdhëresës së Këshillit të Ministrave mbi librezën e punës, në rast se veprohet në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, përgjegjës direkt para Këshillit Ministror janë ministrat dhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive.
  4. Kur një ministrie, komiteti ekzekutiv, ndërmarrjeje apo instituti i paraqiten për të kërkuar punë, nëpunës apo specialistë, të cilët nuk kanë librezën e punës, mbahen në evidencë kërkesat e tyre dhe pyetet menjëherë Dega e Fuqisë Punëtore pranë Kryeministrisë nëse ekziston apo jo emri i tij në evidencën e elementit të pushuar për qëndrim të keq. Në rast se emri i tij ekziston, elementi që është paraqitur për punë nuk merret në shërbim. Pavarësisht dhe nga lajmërimi dhe përgjigja që pritet nga Dega e Fuqisë Punëtore për të tilla raste, Komiteti Ekzekutiv duhet të bashkëpunojë me Degët e Brendshme dhe të marrin dhe mendimin e tyre.
  5. Për të gjithë punëtorët e thjeshtë që paraqiten për punë pranë qendrave të punës, kantiereve dhe institucioneve të ndryshme, duhet të kryhen nga ana e drejtorive përkatëse, evidenca numerike ekzakte e tyre, duke shënuar emrin, mbiemrin, vendbanimin e tij definitiv si dhe profesionin që kanë ushtruar deri në atë kohë.

VENDIMI I

Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë:

“Urdhërohen gjithë ministrat, drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve të ndryshme shtetërore dhe kooperativiste si dhe kryetarët e Komitetit Ekzekutiv të KP, që nëpunësit apo specialistët që i pushojnë nga puna për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, t’i pajisin me nga një kartelë, bojë e verdhë.”

VENDIMI II

Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë:

“Urdhërohet Dega e Fuqisë Punëtore e Kryeministrisë (Seksioni i evidencës) të krijojë menjëherë kartotekën dhe evidencën e elementit të pushuar për qëndrim armiqësor karshi pushtetit, konform udhëzimeve më të hollësishme që do t’i jepen në këtë drejtim.”

VENDIMI III

Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë:

“Asnjë nëpunës apo specialist, nuk duhet të merret në punë, pa paraqitur librezën, konform urdhëresës së Këshillit të Ministrave mbi librezën e punës. Në rast se veprohet në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, përgjegjës direkt para KM janë ministrat dhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive.”

Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH

Telegraf, 28 qershor ’18
Titulli origjinal: Mehmeti, si u nxori “kartonin e verdhë” armiqve politikë

Postime të ngjashme