Muej maji 2018: Kujtojmë…

Dom Dedë Malaj

Nga Fritz Radovani

“E Premtja e zezê nê Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!” Don D. MALAJ e tha me 24 Prill 1959, kur u hap gjyqi kunder Tij.

4 Maji 1874

U le Imzot Jul BONATTI. U dënue 5 vjet burg pa dijtë asnjë shkak. Ishte dijetar dhe perkthyes i njohun i disa gjuhve… Vdiq në një çmendi i shkymë copa copa…

5 Maji 1877

U le At Pashko PRELA (1877–1966) Në 1945 Rektor i Kishës së Tiranës.

17 Maji 1896

Asht le At Gjon KARMA. Mbas 17 vjetësh burg u interrnue… Vdes në 1975.

12 Maji 1904

U le At Mëhill TROSHANI. Arrestohet në Tiranë me 28 Tetor 1947. Prap në 1967 arrestohet per Pagzim të një fëmije… Dënohet 8 vjet, dhe në fjalen e fundit tha: “Nuk kerkoj asgja prej jush, po idenë teme do ta mbroj deri në vdekje!”

31 Maji 1915

U le Don Pashko MUZHANI. Asht dënue me akuza fallco 15 vjet…

6 Maji 1916

U le At Gjergj VATA S.J. Fillon Kalvarin në 1945. I arrestuem tri herë…

21 Maji 1916

U le At  Sebastian DEDA. Në vitin 1946 u dënue 5 vjet… Vdiq në 1984.

19 Maji 1919

U le Don Zef BICI, i pushkatuem me 10 Maji 1968 me “Revolucionin 1967”.

15 Maji 1921

U le në Kosovë Don Anton MUZAJ, në hetuesi u smue dhe vdiq në vitin 1948.

8 Maji 1924

At Gjergj FISHTA: Fjalim mbi vorrin e Avni Rrustemit në Vlonë.

30 Maji 1940

Asht le në Shkoder piktori Ferdinand PACI. Vdiq me 13 Shtator 1969…

6 Maji 1942

Vdes tragjikisht Norbert JOKLI (25 Shkurt 1877) Dijetar i madh e albanolog.

Në gjysmen e muejt Maji 1945 fillojnë interrnimet në Shqipninë e Veriut, në Qarkun Shkoder. Nder të parat asht Familja Mirakaj në Pukë, Familja e Ndoc Jakoves, etj.

25 Maji 1945

Mbasi u largue nga komunistët Delegati Apostolik i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone Nigris, Ai ngarkoi Imz. Frano Gjinin Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, të cilin Enver Hoxha e pushkatoi si të gjithë tjerët me 11 Mars 1948 në Shkoder.

26 Maji 1946

Vdiq në izolim Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper THAÇI.

11 Maji 1947

Mbytet me tortura në hetuesinë e Lezhës At Serafin KODA (54 vjeç)…

12 Maji 1947

Arrestohet At Paskal Filip GJADRI në Tiranë dhe ban 6 vjet burg të randë…

15 Maji 1948

Don Nikoll LASKAJ (1898) Mbytet në kampin e Bedenit Kavajë…

10 Maji 1950

Arrestohen në Shkoder studentat e Gjimnazit “29 Nandori”… Perjashtohen nga ai Gjimnaz edhe 70 studenta tjerë vetem per arsye biografije e “Luftë Kllasash”…

9 Maji 1956

Don Ndue SOKU Shugurohet Meshtar. Nuk pajtohet me “Revolucionin 67”.

4 Maji 1958

Don Simon JUBANI Shugurohet Meshtar nga Imz. E. Çoba… Bani 26 vjet burg në Burrel, tue lanë kujtimet ma të mira. Me 4 Nandor 1989 tha Meshen në Rrmaji.

11 Maji 1959

Pushkatohet Don Dedë MALAJ (1920–1959) Gjyqtari i madh i komunizmit.

1 Maji 1960

Lirohet nga burgu At Petraq ISAK (1914–1997) mbasi bani 15 vjet burg.

10 Maji 1968

Pushkatohet Don Mark DUSHI me “Revolucionin kultural 1967”.

5 Maji 1969

Vdes Don Ndre LUFI (1888–1969) Klerik me qendrim burrnor në burg.

Maji 1973

Vdes në burgun Ballsh Don Anton DOÇI( (1915–1973). Bani 13 vjet burg…

13 Maji 1981

Papës GJON PALI II i bahet atentat në oborrin e Kishës Shen Pjetrit…

19 Maji 1992

Vdes Don Kolec TONI (1932–1992). Vuejti 11 vjet burg nga 1976…

8 Maji 1995

Vdes Gjon Sinishta, Drejtues i “Buletinit Katolik Shqiptar” Kaliforni USA.

15 Maji 1999

Shugurohet Meshtar Don Nikolin PERGJINI, mbas disa vitesh interrnim. Asht Famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.

***

20 Maji 1997

PAPA GJON PALI II PRET NË VATIKAN NË NJË VIZITË PRIVATE NANË TEREZEN… PAPA KA THANË PER NANË TEREZEN:

“NANË TEREZA ASHT GRUEJA QË I DHA FORMË SHEKULLIT XX.”

E ndoshta, Shqiptarët e Trojeve tona ose nuk e dijnë këte thanje ose, e kanë “harrue”!

Sot ma fort se kurr asht mirë me “i thirrë kujtesës”…!

Melbourne,  1 Maji 2018.

Gazeta 55, 2 maj ’18

Postime të ngjashme