Nënë Tereza: E kam në zemër popullin tim shqiptar

Shpesh janë ngritur dyshime nga zëra të ndryshëm se Nënë Tereza nuk dinte të shkruante në gjuhën shqipe, por disa letra të zbuluara gjatë kërkimeve nëpër arkiva kanë treguar të kundërtën. Një e tillë është edhe ajo e publikuar pak minuta më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ku në hulumtimet e bëra në arkiva të vendeve të ndryshme të Europës janë zbuluar disa letra të nobelistes shqiptare Nënë Tereza, të shkuara në gjuhën shqipe.

nterezaDisa prej tyre janë publikuar më herët në media, ndërsa në një tjetër letër, Nënë Tereza shpreh dashurinë për popullin shqiptar dhe vendin e saj, dhe thotë se lutet çdo ditë për ta. Letra në fjalë, është dërguar nga Oslo në 10 dhjetor të vitit 1979.

“Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum i luti Zotin që Paqja e Tij te vij ne zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shume për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”, shkruhet në letrën që mban datën 10/12/79, Oslo.

Ndërkaq, në një tjetër foto të publikuar nga Ministri e Jashtme në prag të shenjtërimit të saj, Nënë Tereza shfaqet e veshur me kostum popullor të Prizrenit, kur ishte vetëm 16 vjeç. “Gonxhe Bojaxhiu 16 vjeç me kostum kombëtar të Prizrenit”, shkruhet në etiketimin e fotografisë.

 

 

letra-enen-terezes

Postime të ngjashme