Peticion për lustracionin dhe dinjitetin njerëzor!

dosjet001

Shteti shqiptar nuk ka përmbushur ende përpara qytetarëve të tij detyrimin që ka ndaj të kaluarës së diktaturës komuniste. Ky harrim i ka sjellë vendit një vonesë të madhe në krijimin e një shoqërie të përparuar demokratike dhe në integrimin europian. Ligji i lustracionit – pastërtisë së figurave politike, duke përfshirë në të edhe atë të hapjes së dosjeve të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, kanë hyrë prej vitesh në fuqi në vendet e Europës Lindore. Akoma jo në Shqipëri.

– Ne shqiptarët duhet të reagojmë të gjithë së bashku ndaj qeverisë dhe Parlamentit shqiptar duke kërkuar aprovimin e Ligjit të Lustracionit dhe Hapjen e Dosjeve.

– Të kërkojmë rishikimin e figurës famëkeqe të Enver Hoxhës si dhe rihartimin e ligjit mbi partitë politike që kanë në misionin e tyre parimet e dikaturës komuniste dhe figurën e Enver Hoxhës.

– Të kërkojmë zbatimin sipas kushtetutës shqiptare dhe ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të drejtën e pronës duke respektuar kështu pronarët e ligjshëm shqiptarë që sistemi i diktaturës i ndoqi dhe i persekutoi.

– Të kërkojmë rishikimin e ligjit të ish të përndjekurve politikë, sipas kërkesave të tyre bërë në grevën e urisë në tetor 2012.

Nënshkruani peticionin me poshte ose ne adresen www.ahrg-petition.org dhe bashkohuni me:

Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut
Institutin e Studimeve Kundër Krimeve të Komunizmit
Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë
Shoqatën e pronarëve të Ligjshëm
Shoqatën Kundër Torturës
Qëndrën Shqiptare të të Drejtave të Njeriut
Shoqatën Kombëtare të të Dënuarve Politikë për Integrim me Drejtësi dhe Dinjitet

 

https://secure.avaaz.org/en/petition/Kuvendit_te_Shqiperise_Peticion_per_lustracionin_dhe_dinjitetin_njerezor/

Postime të ngjashme

Bëj një koment