Pionier

Gjatë regjimit komunist, nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë quheshin “pionierë“, kurse ata të fillores quheshin “fatosë”. Pionierët identifikoheshin nga shalli i kuq, të cilin duhet ta mbanin me detyrim kur shkonin në shkollë. Në raste harrese, dërgoheshin në shtëpi për ta marrë, dhe nëse kjo përsëritej shpesh mund të ndëshkoheshin deri në përjashtim nga shkolla.

Pionierët organizoheshin në Organizatën e Pionierit, një përpjekje kjo për të ngulitur ideologjinë komuniste te fëmijët. Krijimi i organizatës së pionierëve ishte një praktikë e huazuar nga përvoja sovjetike dhe ajo kineze.

Anëtarët e rinj të organizatës pranoheshin pasi të kryenin betimin: “Betohem para flamurit dhe shokëve të mi pionierë se gjithmonë do të mësoj, do të punoj dhe do të jetoj si bir i denjë i Partisë dhe i atdheut tim!” Pas kësaj, pionierit i vendosnin në qafë shallin e kuq.

Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, pasardhësi i tij, Ramiz Alia, e thelloi këtë ideologjizim duke ia vënë emrin organizatës “Pionierët e Enverit”. Kjo e ktheu emrin “pionier” edhe në një lloj simbolike të diktaturës.

VIDEO

AUDIO

ARTWORK FOTO

PIONIER1   PIONIER2