Reportazhi “Arkivi i tmerrit” në Arte...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Arte | 30 tetor 2023 Për gati 50 vjet, banorët e Shqipërisë jetuan nën një nga diktaturat më mizore në Evropë. Ndërkohë, arkivat e ish-policisë sekrete shqiptare, Sigurimi, janë...
Nga Kastriot Dervishi| Memorie.al| 2 maj 23 Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit, një artikull i botuar vite më parë, në revistën “Në shërbim të...
Gazeta Shqiptare | 24 Shkurt 23 Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, regjisori austriak Nils Olger e shkrimtari Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi...
Gazeta Shqiptare | 8 Mars 23 Në ditën ndërkombëtare për gruan, institucionet kryesore në fushën e kujtesës në Shqipëri kujtuan disa prej grave që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit,...
Nga Uran Butka | Rilindja Demokratike, 11 nëntor 16 Pas masakrave të shkaktuara nga lufta civile në të gjithë Shqipërinë, i erdhi radha edhe kryeqytetit. Ishte përgatitur me hollësi një masakër...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 10 korrik 18 Presidiumi i Kuvendit Popullor u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme, të mërkurën e 5 nëntorit 1975, për të shqyrtuar vendimin nr.10,...
Nga R.Sh. | Vatican News, 11 nëntor 20 Më 11 nëntor kujtojmë guximin e klerit e të popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë nёn regjimin...
Nga Afrim Imaj | Panorama, 13 dhe 17 tetor 22 Një paradite shtatori me diell u gjendëm në shtëpinë e tij në Vlorë. Petrit Velaj na priti në një kafe...
Nga Uran Butka | Instituti “Lumo Skëndo”, 21 tetor 16 Një nga betejat më të përgjakshme të Luftës civile ndërmjet Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe forcave luftarake nacionaliste, ishte lufta në...
Nga Kastriot Dervishi | Gazeta 55, 21 tetor 18 Pas grisjes së marrëveshjes së Mukjes, si dhe pas mbarimit të konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën...
Nga Admirina Peçi | Report TV, 29 maj 19 Emisioni “Dosja K” në Report TV sjell pjesën e parë të historisë së Qemal Draçinit! Qemal Draçini ishte si një meteor...
Nga Petrit Palushi | Luma Post, 25 shtator 20 76 vjet ma parë, 26 shtator 1944, komandanti i Br. V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku...
1 prill 2009
Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s.
2 prill 1943
Në natën e 2 prillit 1943, Mehmet Shehu, komandanti i Brigadës I Sulmuese, pushkatoi 83 robër italianë në luginën e Romësit, Mallakastër. Po kështu, në afërsi të Labinotit u pushkatuan me miratim të Hoxhës dhe urdhër të Shehut 20 oficerë dhe 120 karabinierë italianë, me në krye kolonel Gamuçin, të cilët ishin vetëdorëzuar te partizanët, pasi dezertuan nga ushtria italiane (tetor 1943).
2 prill 1950
Vritet në përpjekje Pal Mëlyshi, i infiltruar i Sigurimit të shtetit tek grupet e të arratisurve politikë në malet e Mirditës. Pas vrasjes, Mëlyshin e zhvarrosën dhe e shpallën “Hero të heshtur”. Në malet e Shqipërisë vepronin luftëtarët antikomunistë, të quajtur diversantë. Vetëm në qarkun e Shkodrës në vitet 1945-1946 vepronin 20 “banda” të arratisurish me gjithsej 738 vetë, si grupi i Nik Sokolit, Mark Malajt, Gjergj Vatës, Hasan Isufit etj. Pas vitit 1949, u futën në Shqipëri grupet e desantëve, të përgatitur në Itali, Greqi, Maltë dhe RFGJ (kompania 4000) nën kujdesin e Shërbimit të fshehtë Amerikan në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëri e Lirë”: grupet e Ethem Çakos, Zenel Shehut, Alush Leshanakut, Nikoll Markut, Izet Vrazhdos etj. të cilët u asgjësuan në sajë të lojës së dyfishtë të agjentit Kim Filbi. Lufta kundër “bandave” vazhdoi deri në vitin 1954. Më 1 maj 1953 u kap grupi i Hamit Matjanit nëpërmjet radio-lojës të Sigurimit “Liqeni i Vajkalit”. Pas një gjyqi spektakolar, pjesëtarët e grupit u dënuan me vdekje, ndërsa Hamit Matjani me varje në litar.
2 prill 1991
Rezultati i zgjedhjeve të 31 marsit kishte shpallur Partinë e Punës si fituese të tyre. Ky lajm në Shkodër solli pakënaqësi të mëdha, gjë që çoi në protestë mbarë qytetin. Të parët ishin nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” bashkë me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”. Në protestën e zhvilluar para Komitetit Qendror të Rrethit, në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të shtetit, mbetën të vrarë katër qytetarë: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.
4 prill 2009
Shqipëria u pranua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO dhe mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasburg/Kehl. Më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26 Krerët e Shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të Samitit të NATO-s Bukuresht. Shqipëria ka dhënë dhe jep kontributin e saj në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak; ishte ndër vendet e para që iu bashkua Aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
7 prill 1939
Dita e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e Benito Mussolinit. Mbreti Zog I largohet nga Shqipëria me gjithë familje dhe oborrin e tij. Fillimisht në Greqi, mandej në Turqi, Rumani, Poloni, vendet Balltike, Suedi, Francë, Angli, Egjipt, dhe sërish në Francë, ku edhe vdiq më 9 prill 1961.
7 prill 1992.
Partia Demokratike, kërkoi ndryshimin e stemës dhe heqjen e yllit të kuq komunist nga flamuri shqiptar në seancën e datës 7 prill 1992 përmes miratimit të ligjit nr.7558 “Për flamurin, stemën, himnin kombëtar, festën kombëtare dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë”.
8 prill 1939
U hodhën në Tiranë themelet e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” nga Mid’hat Frashëri, ndërsa programi politik “Nacionalizma shqiptare” u miratua në qershor 1939. Në vitin 1944 doli gazeta e Ballit Kombëtar “Flamuri”.
11 prill 1967
Presidiumi i Kuvendit nxori dekretin nr. 4263 për Bashkësitë Fetare, që i hiqte këtyre çdo siguri ligjore dhe njëkohësisht i shpronësonte krejtësisht.
14 prill 1954
Kolegji ushtarak i Gjykatës së Lartë dënoi me vdekje me pushkatim gjashtë persona (Ahmet Kabashin, Zenel Shehun, Halil Branicen, Naum Sulon, Gani Malushin, Rrapush Agollin) si diversantë dhe agjentë të shërbimeve të huaja sekrete, me qëllim rrëzimin e pushtetit komunist, ndërsa Hamit Matjanin me varje në litar.
20 prill 1990
Vriten në përpjekje për të kaluar kufirin Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, dy të rinj nga qyteti i Shkodrës. Eshtrat e tyre u gjetën pas rënies së regjimit komunist në një gropë jashtë qytetit të Shkodrës.
20 prill 2015
Deklarata e Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri-SHBA, nënshkruar më 20 prill 2015, pasqyron marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve dhe materializon bashkëpunimin me një kalendar konkret dhe gjithëpërfshirës. Ky dokument fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në tre plane: partneritet për çështjet globale; partneritet për çështjet rajonale dhe partneritet për agjendën dypalëshe – dialogu politik, siguria, forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe shkëmbimet arsimore-kulturore.
25 prill 1968
Në qytetin e Shkodrës u zhvillua gjyqi popullor kundër një grupi klerikësh katolikë në Kishën e Motrave Stigmatine. Gjykata e Qarkut të Shkodrës e përbërë nga Nuri Resmja (kryetar), Marije Zef Gjoni (ndihmësgjyqtare) dhe Gjergj Mark Doda (ndihmësgjyqtar) vendosën që Dom Mark Dushi dhe Dom Zef Bici të dënohen me vdekje me pushkatim, ndërsa Dom Frano Illia dhe Dom Mark Hasi të dënohen me 25 vjet heqje lirie.
25 prill 1993
Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë, pas daljes së saj nga izolimi i plotë i diktaturës komuniste. Papa shoqërohej nga humanistja dhe shenjtorja me origjinë shqiptare, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi).
28 prill 1945
U arrestua dhe u burgos kryegjyshi botëror i Bektashizmit, Dede Kamber Prishta, i cili vdiq në burg nga torturat. Po këtë vit nisi vala e arrestimeve, burgimeve dhe e pushkatimeve për klerikët atdhetarë bektashinj, që zgjati ndër vite. Gjithsej gjatë regjimit komunist u pushkatuan 15 klerikë bektashinj, u burgosën 30 dhe u internuan e u persekutuan qindra të tjerë.
30 prill 2015
U miratua “Ligji për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit” pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, shoqatave të ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Ky ligj gjithsesi nuk siguronte lustracion dhe hapje publike të dosjeve, por vetëm njohjen e disa grupeve të interesit me to.
30 prill 2021
U dëmtua me grafiti memoriali në hyrje të Bllokut në Tiranë, “Postblloku”, që simbolizon terrorin e regjimit komunist. Ai u vendos në kopshtin e vilës ku ka jetuar dikur Mehmet Shehu, vepër e publicistit Fatos Lubonja dhe e artistit Ardian Isufi (2013). Pas denoncimit të bërë në medie dhe rrjetet sociale, dhe sidomos pas angazhimit të institucioneve ndërkombëtare në rrugë formale dhe joformale, Memoriali u rehabilitua nga Bashkia e Tiranës.