PS: Institut për kujtesën e luftës partizane

luftapr

Një grup prej 30 deputetësh të Partisë Socialiste i kanë depozituar për shqyrtim kreut të Kuvendit Ilir Meta, nismën ligjore “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”.

Në tekstin e nismës në fjalë thuhet se ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore, për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist.

“Historianë vendas dhe të huaj, në vlerësimin që i kanë bërë historisë së Shqipërisë për këtë periudhë kohore dhe kontributit të vendit tonë, janë shprehur se kontributi i Shqipërisë është domethënës jo nga numri i popullsisë dhe i forcave që u angazhuan në luftë, por i mesazhit, i rreshtimit të drejtë që bëri, në një moment të rëndësishëm historik. Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italiane pastaj nga nazistët gjermanë”, shkruhet në relacionin shoqërues.

Burimi: http://www.kohajone.com/2016/07/01/ps-institut-per-kujtesen-e-luftes-partizane/

Postime të ngjashme