Pse duhet kujtuar Enver Hoxha?

vdekja-e-E

Nga Kastriot Dervishi

Në “përkujtim” të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944.

-Eksodin e vitit 1944.

-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.

-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.

-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.

-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjences shqiptare të shkolluar nga Perëndim.

-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.

-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme

-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.

-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.

-Shkatërrimin e natyrës me ç’pyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.

-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.

-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë. -Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.

-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.

-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.

-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.

 

Burimi: http://shqiptarja.com/Dossier/2711/fotolajm-as-dheu-nuk-e-treti-diktatorin-enver-hoxha-412896.html

Postime të ngjashme