Pushkatimi dhe internimi i priftërinjve shqiptarë

prifterinjte e pushkatuar 1

 

Ishin vetëm 160 klerikë. Kishin kryer 450 vjet studime në 24 universitetet më të njohura të Europës. Duke filluar që nga viti 1944, kur u shënua vala e parë e spastrimit të tyre pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri e duke vazhduar me fazën e dytë në 1967, ata bënë, mjerisht, 881 vite, gati 9 shekuj burg në tokën e tyre. Ata që u pushkatuan bënë 250 muaj tortura e hetuesi, rreth 21 vite. Ata klerikë që vdiqën gjatë torturave të tmerrshme, bënë 68 muaj hetuesi të dhunshme.

Didier Rance shkruan: “Nga 6 ipeshkvinjtë dhe 156 priftërinj shqiptarë, të cilëve u duhet shtuar edhe nje grusht priftërinjsh të shuguruar, 65 kanë vdekur si martirë, 30 janë ekzekutuar dhe 35 janë mbytur gjatë torturave. 64 kanë vdekur pasi kanë provuar burgjet dhe kampet e përqendrimit”. Më poshtë, lista e plotë e të pushkatuarve, të dënuarve, të internuarve nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Nga viti 1944 – 1990

  • TË PUSHKATUAR (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të fshehta)
  1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948)
  2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)
  3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)
  4. NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)
  5. Atë MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948)
  6. Atë   ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)
  7. Atë   LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
  8. Atë   LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
  9. Dom LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
  10. Dom NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
  11. Dom MARK GJANI (1909 – 1945)
  12. Atë   PAPA PANDI (1909 – 1945)
  13. Atë   ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
  14. Atë   GIOVANI FAUSTI SJ. (1899 – 1946)
  15. Atë   DANJEL DAJANI SJ. (1906 – 1946)
  16. Atë   GJON SHLLAKU OFM. (1907 – 1946)
  17. Dom NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
  18. Dom ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
  19. Dom LUIGJ PICI (1907 – 1946)
  20. Dom ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
  21. Atë   BERNARDIN LLUPI OFM. (1894 – 1946)
  22. Dom LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
  23. Dom DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
  24. Dom ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
  25. Dom EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
  26. Dom DEDË MALAJ (1920 – 1959)
  27. Dom ZEF BICI (1919 – 1968)
  28. Dom MARK DUSHI (1920 – 1968)
  29. Dom MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
  30. Dom SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
  31. Dom MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
  32. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)
  • TË VDEKUR NË TORTURA
  1. Atë LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
  2. Atë BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
  3. Atë SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
  4. Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
  5. Dom ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
  6. Dom PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
  7. Dom DEDË PLANI (1889 – 1949)
  8. Dom JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
  9. Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
  10. Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)
  • TË VDEKUR PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT
  1. Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
  2. Dom ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
  3. Dom KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
  4. Dom LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
  • TË VDEKUR NË BURGJE E KAMPE
  1. Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
  2. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
  3. Dom MARK BICAJ (1911 – 1946)
  4. Dom NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
  5. Dom EJËLL DEDA (1917 – 1948)
  6. Dom NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
  7. Atë   GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
  8. Atë  PAL DODAJ OFM. (1880 – 1951)
  9. Atë   KARLO SERREQI OFM. (1911 – 1954)
  10. Atë   KLEMENT MIRAJ OFM. (1882 – 1956)
  11. Atë   RROK GURASHI OFM. (1894 – 1965)
  12. Dom RROK FRISKU (1892 – 1956)
  13. Dom PJETËR NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
  14. Dom ANTON DOÇI (1920 – 1973)
  15. Dom MARK HASI (1920 – 1981)
  16. Dom LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
  17. Dom NIKOLL GJINI (1911 – 1987)
  18. Dom PJETËR GRUDA (1922 – 1989)
  • VDIQËN MBASI VUAJTËN DËNIMIN
  1. Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)
  2. Dom ZEF SHTUFI (1879 – 1950)
  3. Dom NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
  4. Dom MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
  5. Imzot BERNARDIN SHLLAKU OFM. (1875 – 1956)
  6. Atë   BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
  7. Atë   PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
  8. Atë  PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
  9. Dom NIKOLL KIMZA (1878 –1960)
  10. Dom NDOC SUMA (1887 – 1962)
  11. Dom TOMË LACAJ (1898 – 1962)
  12. Atë   MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
  13. Dom VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
  14. Atë   LEONARD SHAJAKU OFM. (1887 – 1964)
  15. Dom MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
  16. Atë   ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
  17. Dom LAZËR DEDI (1919 – 1967)
  18. Dom PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
  19. Dom NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)
  20. Dom NDRE LUFI (1878 – 1969)
  21. Atë   FLORIAN BERISHA SJ. (1897 – 1970)
  22. Atë   MARK HARAPI SJ. (1890 – 1974)
  23. Atë   MARJAN PRELA OFM. (1885 – 1974)
  24. Atë   GJON KARMA SJ. (1896 – 1975)
  25. Dom PAL GJINI (1905 – 1975)
  26. Atë   ALFONS ÇUNI OFM. (1900 – 1976)
  27. Dom NDUE SOKU (1922 – 1976)
  28. Dom LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
  29. Atë   MËHILL MIRAJ OFM. (1909 – 1978)
  30. Dom INJAC GJOKA (1916 – 1979)
  31. Atë   GEGË LUMAJ OFM. (1904 – 1980)
  32. Atë   DONAT KURTI OFM. (1903 – 1983)
  33. Atë   MËHILL TROSHANI SJ. (1904 – 1983)
  34. Atë   SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
  35. Atë   FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
  36. Atë   FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
  37. Atë  FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
  38. Dom MARIAN ARTA (1905 – 1986)
  39. Atë   AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
  40. Atë   PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
  41. Dom KOLEC TONI (1932 – 1992)
  42. Dom NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
  43. Atë   PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
  44. GASPËR JUBANI (1920? – 1992)
  • KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST
  1. Dom MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
  2. Dom PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
  3. Dom LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

 

  • VUAJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993

 

  1. Imzot FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
  2. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
  3. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
  4. Imzot MIKEL KOLIQI KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
  5. Atë   ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
  6. Atë   ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
  7. Atë   JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
  8. Dom ZEF GILA (1916 – 2000)
  9. Atë   KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
  10. Dom SIMON JUBANI (1928 – 2011)
  11. Atë   LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
  12. Dom LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
  13. Dom NDRE KRROQI (1922 – 1996)
  14. Atë   ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
  15. Atë   DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
  16. Dom NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
  17. Dom PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
  18. Dom NDOC NDOJA (1914 – 1996)
  19. Dom LORO NODAJ (1918 – 1996)
  20. Dom NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
  21. Dom GJERGJ SIMONI (1935 –
  22. Dom ERNEST TROSHANI (1928 –
  23. Dom MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
  24. Atë   GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
  25. Atë   VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
  26. Dom JAK ZEKAJ (1906 – 1995)
  • MOTRA QË VUAJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE
  1. Motër Maria Tuci (1928 – 1949)
  2. Motër GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
  3. Motër LILJANA RADOVANI (1925 – 2002)

Nga Simon Shkreli

Burimi: http://konica.al/2017/04/450-vjet-studime-ne-europe-dhe-881-vjet-burg-ne-shqiperi/

Postime të ngjashme