Shpallen fituesit e konkursit “Pyet Gjyshërit”

koonkursi01

Në kuadër të Ditëve të Kujtesës, u shpallën fituesit e konkursit “Pyet Gjyshërit”. Konkursi i dha mundesinë të gjithë rinjve shqiptarë për të shprehur reflektimet e tyre përmes mjeteve kreative, digital storytelling, duke ndarë jo vetëm histori, përvoja, përjetime familjare, por edhe përballjen midis brezave që ndihmon në njohjen e aspekteve të ndryshme të jetës gjatë diktaturës shqiptare.

Konkursi shpalli 7 fitues: 1 vend të parë, 2 vende të dyta, 3 vende të treta dhe çmimin e rrjetit.

Vendi i parë: Erlisa Kulla, “Treni i diktaturës”
Vendi i dytë: Adil Brahimi, “Ngjyrat e një diktature”
Vendi i dytë: Kejsi Shkëmbi, “Historia e gjyshes sime”
Vendi i tretë: Andi Bora, “Historia e Hoxhë Ibrahim Bardhylit”
Vendi i tretë: Bora Malelli, “Të jetosh në burg pa hekura”
Vendi i tretë: Dhimitër Zguro, “Udhëtimi në të shkuarën…”
Çmimi i rrjetit: Arsiana Durmishaj, “Historia e Lizetës”

Gjatë ceremonisë mbajti fjalen e saj përshëndetëse Dr. Jonila Godole, drejtore ekzekutive e IDMC, si dhe z. Walter Glos, drejtor i fondacionit gjerman Konrad Adenauer në Shqipëri .

Po ashtu pjesë e ceremonisë ishte dhe z.Nora Malaj, Zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit e cila u shpreh se iniciativa të tilla kreative si konkursi i IDMC-së duhen pasur parasysh edhe për reflektimin që bëhet rreth kurrikulave sepse kujtesa.

Zëvendësambasadorja gjermane, znj. Anke Holstein, ndau me të pranishmit eksperiencën e vështirë të gjyshit të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u shpreh se e bukura e dëshmive është vërtetësia e tyre..

Pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ishte edhe ish komisionerja për hapjen e dosjeve të STASI-t dhe zëvendëskryetare Bordi e Fondacionit Konrad Adenauer, znj. Hildigund Neubert. Ajo u shpreh se dosjet kur të hapen do të kenë dëshmi për gjërat e frikshme që kanë ndodhur, por nuk duhet harruar që aty brenda do të gjejmë edhe dëshmi të rezistencës

Ky konkurs i organizuar nga IDMC vazhdon traditen pas konkursit të viti të shkuar “Born in the 90s” (2015).

Postime të ngjashme